/ATSH-AFP/ - Drejtuesit e 26 vendeve të Afrikës lindore dhe jugore të mbledhur në Egjipt do të nënshkruajnë sot një traktat për tregtinë e lirë, që përfshin gjysmën lindore të kontinentit dhe do të lehtësojë qarkullimin e të ardhurave dhe mallrave.
Zona Tripalëshe e Tregtisë së Lirë (Tripartite Free Trade Area - TFTA), do të bëhet një treg i përbashkët që përfshin 26 nga 54 vende afrikane.
Nënshkrimi i traktatit do të bëhet në Sharm el-Sheikh, vend turistik në Detin e Kuq, me rastin e një samiti të drejtuar nga presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi.
Ky samit do të mbledhë vendet e tregut të përbashkët të shteteve të Afrikës jugore dhe lindore (Comesa), të Komunitetit të Afrikës Lindore (EAC) dhe Komunitetit për Zhvillimin e Afrikës Jugore (SADC), me më shumë se 625 milionë banorë dhe me një PBB prej më shumë se 1 000 miliardë dollarë.