260 mijë prona shtetërore të paregjistruara, mes tyre Presidenca, Artan Lame: Oborrit të burgut të Shën Kollit i ka dalë pronari

260 mijë prona shtetërore të paregjistruara, mes tyre Presidenca, Artan Lame: Oborrit të burgut të Shën Kollit i ka dalë pronari

Kreu Kadastrës, Artan Lame foli sot për pronat shtetëro, ku bëri me dije se 260 mijë prej tyre janë të paregjistruara. Lame tha se për shkak se këto prona nuk janë regjistruar shpesh krijohen problematika, por edhe abuzime. Lame solli rastin e Burgut të Shënkollit në Lezhë, për të cilin tha se oborri i është dhënë një personi tjetër pasi doli si pronar. 

Sjell shembullin e Burgut të Shënkollit në Lezhë që i ka dalë pronari oborrit të Burgut. Godina ka mbetur në shtet dhe oborrit i ka dalë pronari”, tha ndër të tjera Lame, duke shtuar: 

“Të mërkurën do të kalojë në qeveri një VKM për përditësimin e pronave publike, që do të saktësojë procedurën se si do të identifikohen këto prona. Sot po lançojmë projektin e regjistrimit të pronës shtetërore”.

Ndër të tjera Lame tha se Presidenca nuk ka të regjistruar asnjë pronë të veten, dhe se presidenti i mëparshëm e ka refuzuar të dekretojë ligjin.

Presidenca nuk ka të regjistruar asnjë pronë të veten. Ligji 20/20 nuk u dekretua nga presidenti i republikës në atë kohë. Unë kam kërkuar të miratohet sepse do i hapë rrugë regjistrimit të pronës shtetërore. Presidenca rezulton edhe sot pa regjistruar”, ka thënë më ej ai.


Lajmi kryesor:

260 mijë prona shtetërore të paregjistruara, Lame: Institucionet të aplikojnë në e-Albania, do t’i japim fund abuzimeve dhe tjetërsimit


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?