Në kuadër të luftës kundër terroristëve në 24 orët e fundit në të gjithë Europën janë bërë 27 arrestime, nga këto 13 në Belgjikë dhe 12 në Francë, përfshirë dhe një bashkëpunëtor të dyshuar të Amedy Colulibaly. Dy të tjerë janë arrestuar në Berlin të Gjermanisë, mes tyre një lider terrorist i cili merrej me rekrutimin e xhihadistëve, veçanërisht turq dhe rusë.

France, arrestohen bashkepunetoret e dyshuar te vellezerve Kouachi
12 persona janë arrestuar në rajonin e Parisit të dyshuar si bashkëpunëtorë të sulmeve terroriste ku mbetën të vdekur 17 persona.

Ata janë marrë në pyetje si mbështetës të mundshëm në organizimin e sulmeve, si në blerjen e pajisjeve dhe armëve. Arrestimet janë pozicionuar në 5 qytete të ndryshme të rajonit të Parisit, edhe në Montrouge, në zonën ku u vra oficerja e policisë. 

Të arrestuar ka pasur dhe në Berlin dhe në Volfsburg ku sipas zyrtarëve policore gjermane, ata janë të dyshuar si pjesë e militantëve të grupit islamik. Policia e Berlinit arrestoi një 41-vjeçar turk të dyshuar si drejtues i një grupi islamik në vend, ndërsa policia e Volsburg-ut arrestoi një 26-vjeçar i dyshuar si pjesëmarrës në luftën në Siri. 

Edhe vendi fqinj Spanja ka nisur operacione kërkimi dhe hetime pasi u zbulua se një nga terroristët e sulmeve në Paris, Amedy Coulibaly, kish vizituar Madridin pak ditë para sulmeve në Francë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)