Presidenti i Republikës, Bajram Begaj thotë se masakra e Reçakut nuk mund të harrohet, teksa sot shënohet 27-vjetori i një prej krimeve më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj u shpreh se thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet.
Sipas Kreut të Shtetit, denoncimi nga Ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë.
Postimi i Bajram Begajt
Sot përkujtojmë masakrën e Reçakut dhe nderojmë martirët e saj.
Denoncimi i saj 27 vite më parë nga Ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë.
Ndërgjegjësimi solli Konferencën e Rambujesë, ndërhyrjen e NATO-s, lirinë, shtetin e Kosovës dhe paqen që sot e gëzojmë bashkërisht.
Kjo masakër nuk mund të harrohet!
Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet!
Nderim martirëve!
Mirënjohje aleatit tonë strategjik, SHBA-së!
Lajmi kryesor:
Kosovë/ 15 janari i përgjakur, 27 vjet nga Masakra e Reçakut! Begaj: Sot përkujtojmë dhe nderojmë martirët e saj




