Një 27-vjeçare shqiptare ka rënë pre e mashtrimit nga një bashkatdhetar i saj.
Ajo u mashtrua nga një 37-vjeçar shqiptar, rezident në Itali, i cili gjatë gjatë muajve të mëparshëm ishte kthyer në Atdhe, ku ishte njohur me 27-vjeçaren. Ai i premtoi saj një punë në shtetit fqinj dhe se do të jetonin së bashku, raportojnë mediet italiane.
Pasi mbërriti në Itali më 10 prill, e reja u takua 37-vjeçarin, i cili e shoqëroi në një banesë në Staggia, një fshat në Poggibonsi ( qytezë e provincës së Siena-s).
Pasi mbërritën aty, shqiptari i mori vajzës dokumetat, paratë, celularin dhe e mbyll në bodrumin e banesës. Për dhjetë 10 ai ka dhunuar vajzën dhe e ka kërcënuar duke i thënë: "Nëse do të jetosh duhet të bësh atë që të them unë, duhet të punosh si prostitutë".
Pavarësisht dhunës dhe kërcënimeve, vajza nuk e ka pranuar një gjë të tillë. Një ditë, ajo arriti t'i marrë celularin djalit dhe të telefonojë motrën e saj. Pavarësisht kësaj, efektivët nuk arritën të gjenin vendndodhjen e 27-vjeçare.
Ajo u gjet pak ditë më pas denoncimit nga një fqinjë, i cili i tha policisë se dëgjonte britma në banesën pranë tij. 27-vjeçarja u dërgua në spital për mjekim, ndërsa 37-vjeçari u arrestua, i akuzuar për pengmarrje dhe lëndim personi.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com