28 mijë lekë pension/ Kreu i Sindikatave: Ja çfarë përfitojnë tjetër ish-minatorët nga statusi

Janë mbi 8 mijë ish minatorë që pritet të përfitojnë nga miratimi i statusit të minatorit që qeveria pas dakortësisë së arritur me Sindikatën e Minatorëve pritet ta miratojë në fund të muajt shkurt.

Kreu i Konfederatës së Sindikatave Kol Nikollaj u shpreh burrat që kanë punuar në minierë do dalin në pension në moshën 55 vjeç dhe duhet të kenë 30 vite siguracione, ndërsa gratë do të dalin në moshën 50 vjeç dhe do duhet të kenë 25 vite siguracione të paguara.

Ngërç i vetëm mes palëve ka të bëje me përllogaritjen e koefiçenti rritjes pensionit, teksa KSSH kërkon që pensioni minimale të jetë 28 mijë leke, teksa ai maksimal mund të shkojë deri në 35 mijë lekë.

Nikollaj shtoi se me miratimin e statusit të minatorit, kjo kategori përfiton vizita mjekësore falas, nëse janë të pastrehë do të kenë përparësi për tu strehuar nga ana e pushtetit vendor, nëse humbin jetën fëmijët e tyre do ta përfitojnë pensionin deri në moshën 18 vjeç. Kreu i KSSH shtoi se po punohet edhe për miratimin e statusit për 7 mijë naftëtarët e metalurgë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)