28 Nëntori e gjen politikën gjithmonë të ndarë!

28 Nëntori e gjen politikën gjithmonë të ndarë!

28 Nëntori duhet të trajtohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të Atdheut!

Shqipëria, edhe pse me vonese, arriti me forcat dhe sakrificat e saj  shpalli Pavarësinë më 28 Nëntor 1912! Pavarësia e asnjë kombi nuk është një akt i dhuruar e aq më pak për shqitparët që e bën të mundur me penë, pushkë e me sakrifica të mëdha njerëzore deri në flijim.

Në fakt kjo ditë duhet të jetë simbolika më e madhe e Kombit shqiptar, e cila edhe pse nuk arriti të bënte bashkimin e gjithë shqiptarëve, arriti me një akt sublim të shpëtonte ekzistencën e shqitparëve në shtetin e tyre! Procesi i shtetit-komb ka mbetur vazhdimisht një proces i pa plotësuar për shqitparët, por pavarësia ishte garancia e ekzistencës dhe bërjes pjesë në familjen ndërkombëtare të shteteve dhe të organizatave ndërkombëtar! Madje, mund të themi se këtë proces padrejtësisht të pa plotësuar, të paktën në Rajon e kanë vetëm shqiptarët! Megjithatë, Pavarësia e Shqiptarëve është një sakrificë e madhe e gjithë Kombit që vulosi ekzistencën e Shqipërisë dhe njohjen e saj në nivel ndërkombëtar. Kjo datë ka krijuar shumë dilema e diskutime që në fakt nuk i shërbejnë unitetit kombëtar, sepse disa kanë dilemën përse Pavarësia nuk u bë në Durrës e në Shkup, por u bo në Vlorë!

Disa të tjerë e lidhin me faktin se Ismail Qemali e bëri në Vlorë, por Isa Boletini luftonte me të tjerët gegë në Veri për të ndaluar trupat serbo-malazeze!  Disa të tjerë e kanë diskutuar këtë datë në lidhje me ngjarjet e luftës të II Botërore duke diskutuar Pavarësinë me Clirimin, disa të tjerë e kanë intepreptuar sipas bindjeve dhe historisë politike pas kësaj date deri në ditët e sotme! Në fakt, për fatin e madh të shqiptarëve, këta të fundit kishin arritur pjekurinë e përkatësisë kombëtare falë edhe Rilindjes Kombëtar, por akoma nuk kishin një pjekuri dhe një ndasi politike e ideologjike mes veti. Pra, nuk ishin ideologjitë dhe përkatësitë politike që bëntë mundur Pavarësinë, por ndjesia dhe nevoja e përkatësisë kombëtare e frymezuar kryesisht falë periudhës të Rilindjes Kombëtare sigurisht të asaj të vërtetës dhe jo asaj të njohur e identifikuar me PS pas 2013!

Në fakt, cështjet e hatërmbetjeve dhe përcarjeve të mundëshme i kanë zgjedhur protagonistët e kohës si Isa Boletini me Ismail Qemalin e po ashtu janë zgjidhur edhe përfaqësitë fetare duke qenë të pranishëm në aktin e Pavarësissë si Don Nikoll Kacorri dhe Ilzja Pash Dibra apo edhe të tjerë! Janë munduar të sulmojnë dhe të anetmojnë me ndasi primitive edhe rolin dhe figurën e Ismail Qemalit, i cili pavarësisht moshës që kishte, ka pasur një rol vendimtar në lobimin dhe shpalljen e Pavarësisë! Vlora, është padyshim zemër e shqitparisë për gegë e toskë e sigurisht kjo nuk vë në hije asnjë pjesë apo qytet të Kombit në rolin për pavarësi. Është fat i madh, por edhe një sakrificë e madhe e gjithë Kombit që kemi Aktin e Pavarësisë duke e rreshtuar Shqipërinë ose shqiptarët tek ato popuj që pavarësisht madhësisë dhe fuqisë e ka bërë vetë vetëvendosjen. Pluralizmi politik do të sillte edhe pluaralizëm të qëndrimeve e qasjeve për cështjen  kombëtare duke bërë ndihmuar në fakt  duke e polarizuar këtë të fundit në këndvështrimin e krediteve politike apo të interesave politike.

Kjo ka bërë që 28 Nëntori në Vlorë të festohet thuajse gjithmonë i ndarë mes Pushtetit dhe Opozitës e madje nuk mungojnë edhe rastet kur të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë shkojnë në Vlorë për 28 nëntor e politikanët kërkojnë simbolika të tjera në vendet e tjera të shqiptarëve në Rajon që nuk e kanë simbolikën e Vlorës. Kjo e fundit ka simbolikë historike, protokollare dhe po ashtu edhe kombëtare. Pse në Vlorë dhe jo diku tjetër dhe pse bashkë, por të ndarë këto nuk janë nisma që i shërbejnë unitetit kombëtar e as interesit kombëtar. Sot, ne nuk jemi askushi të gjykojmë rrethanat dhe ngjarjet e vitit 1912. Pastaj, siç si na mëson vetë historia, këto dilema i kanë shuajtur vetë protagonistët e kohës duke i dhënë forcën e duhur aktit sublim të Pavarësisë. Po ashtu edhe krahasimi ose debati mes nëntorit të Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit nuk qëndrojnë se janë dy data shumë të rëndësishme për Kombin, por sigurisht në rrethanat të ndryshme dhe me peshë të ndryshme. Nëntori i 1912 sipas meje mbetet më i rëndësishmi për shtetin modern shqiptar e ndërsa ai i Skënderbeut është frymëzimi i këtij të parit por që nuk e zëvendëson.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës