Ketu gjeni shkrimin e pare
Keshu gjeni pjesen e dyte
Figura është një fragment/faksimile shkëputur nga fotografia me ngjyra e origjinalit të Dokumentit të Pavarësisë me autor Lef Nosi, në nëntor 1937, pra jo nga fotografia bardhë e zi e botuar po nga Ai vetë e në të njëjtën ditë me atë me ngjyra. Janë gjashtë firmëtarët e fundit të dokumentit (35 deri 40) dheqë për herë të parë e të fundit në dhjetvjeçarë ata 6 u botuan bashkë me 34 firmëtarët e tjerë, atëherë kur erdhi publikimi në fasadën e Kuvendit i 40 firmëtarëve në festimet e 100 vjetorit dhe po ashtu vjen edhe hataja, kur në vepra më të arrira shkencore atë jubile të gjashtë emrat e tyre do censuroheshin në dokumentin e publikuar “origjinal” njësoj si edhe në dhjetravjeçarë të kohës së shkuar!
Faksimile e pare mengjyre me te zbehur: Imazhi i dokumentit origjinal te 28 Nentorit 1912
Faksimile e dyte: Dokumenti i Pavaresice i censusuar ne Albumin Rilindja Kombetare 1962
Censura e 6 shpirtrave të firmëtarëve e ndarja e tyre nga 34 shpirtra të tjerë fitimtarë ka një histori zeher të hidhët (këtu mungon hapësira) dhe nga mosdia mbahet në fshehtësi e vërteta e gjashtë firmëtarëve të persekutuar si s’ka më keq dhe ata shpirtra ende lëngojnë si mos më keq e kërkojnë lirinë e burgosur dhe Ata janë: Mustafa Asim Kruja, M. Ferid Vokopola, Ymer Bej Delialliu, Xhemalyddin Bej Delialliu, Nebi Sefa Lushja, Zuhdi Ohria. Dy “argumente”- njëri akademik e tjetri nga publicistika. Argumenti i parë me peshë nga Prof.
Frashëri dhe me dy referime: referimi i parë, në ditët festive të 100 vjetorit, në libri Ismail Qemali (Album): “… Më 1937 në 25 vjetori i Pavarësisë Lef Nosi botoi në fax-imile vetëm faqen e parë ku duken qartë nënëshkrimet e 36 delegatëve. Nuk dihet për çfarë arsye Lef Nosi nuk ka botuar nënëshkrimet e katër delegatëve që [ eta] mban në prapashtinë.“[!!] [Kristo Frasheri. Ismail Qemali, album, 2012:72] Referimi i dytë nga intervista e gazetari Ilirjan Agolli për VOA, me Profesor Frashëri: “… Ishte vetë deklarata e pavarësisë e riprodhuar në zinkografinë e asaj kohe, shumë e pastër, shumë e qartë, veçse me një mungesë. Nuk e di për ç’arsye ndodhi ajo mungesë. Akti i shpalljes së pavarësisë mbushi dy faqet e letrës, përpara dhe prapashpinën e saj. Firmatarët nuk i nxuri të gjithë faqja e parë.
Një pjesë e tyre kanë rmosur në prapashpinën e dokumentit. Këtë faqe nuk e botoi Lef Nosi. Për ç’arsye nuk e di. Ndoshta e ka gjykuar të pamundur, apo të panevojshme. … ose ndoshta që të mos zinte vendin, se donte që të botonte pranë deklaratës së pavarësisë edhe fotogra në e pjesëmarrësve në mbledhje. [!!] Pranë tekstit [të Aktit, vb] në një foto të madhe është kolektivi i gjithë personave që shpallën pavarësinë. Në foto janë edhe ata persona që nënshkruan prapa letrës, ndërsa në riprodhimin fotografik të faqes së parë të dokumentit firmat natyrisht nuk janë. Në atë publikim mungon [!!] pra, faqja e prapme që mban një pjesë të rmave të burrave të pavarësisë.” (Intervistë e prof. Frashëri në Zeri i Amerikës, 17 gusht 2012).
Me citimin që bëj vijnë e disa konstatime e ndonjë refleksion: (1) Profesori konstaton se katër firmëtarë (të tjerë gjashtë rmëtarë) kanë hedhur nënëshkrimet e tyre në faqen e dytë të fletës të Aktit të Pavarësisë, por me konstatimin e tij vijnë e konstatime të tjera e disa prej syresh: kështu, ndërsa në dy librat e tij (2008 e 2012) dokumenti i pavarësisë është censuruar me katër firmëtarë, në albumi i tij Rilindja Kombëtare (1962) rmëtarët e censuruar janë 9, në albumi PPSH 1941-1966 me drejtoreshë Instituti Nexhmije Hoxha shoh se numri i firmëtarëve të censuruar është 14, teksti kombëtar i Historisë së Shqipërisë është me 4 të censuruar…
E sido të jetë, thelbi është një: Censura e Aktit të Pavarësisë s’ka së rreshtur as dje, amá as sot, madje sot edhe më keq! (2) Profesori, i kthjellët në përfundimin e tij se Lef Nosi “nuk” botoi nënëshkrimet e katër delegatëve që ishin në prapashtinën e etës së Dokumentit të Pavarësisë, sipas tij, i “motivuar” për të “hapur” vend të botojë polifoton e rmëtarëve- një lajthitje e madhe historike e historianit-, por botimi me ngjyra i etë-palosjes së Aktit nga Nosi është argument i pakontstueshëm e në dritë të diellit se Akti i Pavarësisë me të 40 firmëtarët është në faqen 3 të botimit nga Nosi,
nga të 40-tët asnjë firmëtar nuk i mungon kësaj faqe, kurse fotografia e përbashkët e 40 firmëtarëve nuk shihet e s’mund të shihet e botuar nga Nosi përfundi Aktit që mban emrin e tij, siç predikon Profesori, dhe polifoto e firmëtarëve është përfundi faqes 2 të botimit, por edhe më: ata katër nënëshkrues të Aktit, që shihen këtu në Figura 4, janë aty, pra përfundi faqes së parë të Aktit të Pavarësisë jo në nëntor ’37, për të cilën shkruan Profesori, por ata (herë 4 e herë 6) janë aty, përfundi faqes së parë të Aktit (si në Figura 4),
25 vjet më parë, atëherë kur firmëtarët hodhë nënëshkrimin më 28 nëntor 1912, me të veçantën se në fotogra në e riprodhuar nga Lef Nosi (nëntor ’37), si në Figura 2, ata katër apo gjashtë firmëtarë janë nën pushtetin e pamëshirë të lagështirës, kalbazimit e mykut. (3) Profesori predikon fort se të katër rmëtarët e fundit të faqes së parë të Aktit Nosi i kaloi në llim të prapashpinës (faqes 2) të fl etës së Aktit dhe ja vjen konstatimi tronditës:
Te katër firmëtarët, për të cilët Profesori predikon se Nosi i kishte kaluar në prapashpinën e faqes 1, të katër ata janë në dokumentin e botuar nga vetë Profesor Frashëri (Figura 3) dhe i shohim se janë pikërisht përfundi faqes- atje ku dhe janë në dokumentin e botuar nga Lef Nosi më ‘37, paçka se dy prej rmëtarëve, si në Figura 3, mbulohen me polifoton censuruese të autorit; ja pra dhe konstatimi i pabesueshme, por mjerisht i vërtetë! (4) Nëse e beson përfundimin 2 të Profesorit se Nosi nuk botoi nënëshkrimet e katër rmëtarëve i “motivuar” për t’i hapur vend polifotos të rmëtarëve dhe kur përpara pasqyrës ve dokumentin e censuruar në albumi Rilindja Kombëtare, f
aqe 114, apo si në Figura 3 dhe kur përfundi faqes së Aktit është polifoto-ja e rmëtarëve, kur je i paaftë të bësh e autenticitetin e dokumentit, atëherë fare lehtësisht sygjestionohesh e bie në kurth se dokumenti tepër pozant i botuar në albumi Rilindja Kombëtare është fotokopje e marrë nga botimi i Lef Nosit, nëntor 1937, por e vërteta e pamëshirë është se dokumenti në album është në censurë të fortë politike. T’i referohemi dhe argumentit të dytë nga publicistika e Blendi Fevziut: “Deklarata e Pavarësisë, u mor nga Lef Nosi, i cili e ruajti në koleksionin e tij privat. Prej andej e nxori në nëntor të 1937-ës, kur e shumë shoi duke i bërë disa rregullime, rmat në pjesën e pasme të letrës u montuan në balloren e saj poshtë….”
[Malësia.org.opinion /editorial, 8.11.2012]. Publicisti bën të vetë argumentin e Profesorit për katër (gjashtë) nënëshkrimet e rmëtarëve në prapashpinën e etës së dokumentit, amá ecën në drejtim befasues e fort të kundërt me të: Lef Nosi nënëshkrimet e faqes së dytë të Aktit i mori e i “montoi” në faqen e parë të tij, pasi “bëri” disa rregullime, dhe të shohim se ç’është montimi e i drejtohemi për ndihmë “Fjalorit të Gjuhës Shqipe”: “Montim, montoj… 2. Krijim letrar, muzikor etj. që bëhet duke bashkuar pjesët e zgjedhura të një vepre apo të disa veprave. (Montim fotogra k.)” [FGJSH 1985:734] Fjalori i referohet në kllapa edhe zhanrit “montimi fotogra k” e që saktësisht përkon me argumentin në fjalë, që vjen nga publicisti, pra shkurt,
Nosi na paska bërë montim, bashkim pjesësh të fotogra së së Aktit të Pavarësisë- katër apo gjashtë nënëshkrimeve të prapashpinës së etës bashkohen me nënëshkrimet e rmëtarëve të fundit të faqes së parë të Aktit dhe Nosi bëkërka mbulosh sytë me fasho të zezë e mos shohish se katër rmëtarët janë aty, përfundi faqes së parë të Dokumentit, qyshkur rmëtarët hodhë nënëshkrimin e tyre të parë më 28 nëntor 1912, siç shihet në fotogra a me ngjyra e botuar nga Nosi më nëntor ’37 apo edhe në Figura 3. Edhe koleksionisti N. Kotherja nga Korça është i përfshirë në kësi argumente false, madje mban amurin e një dokumenti fals, ai më i kriminalizuar: i ashtuquajturi zbulim i fotogra së origjinale të dokumentit të Pavarësisë!
Edhe Ëikipedia është ndotur me kësi fantaste idjote: “Deklarata e Pavarësisë është montim nga Lef Nosi me rastin e ekspozitës së 1937.” (sq.wikipedia.org/wiki/Shpallja e Pavarësisë, 18 janar 2015.) E kundërta ishte: Lef Nosi botoi Dokumentin e avarësisë, të 40 sëbashku në një faqe, si reaksion i fortë trimëror i tij për botimin e censuruar nga Oborri të Dokumentit të Pavarësisë në Ekspozitën Rilindja Kombëtare, hapur 20 deri 28 nëntor ’37. Luhet me faktet historike, si të ishin letra bixhozi, marrëzi historike, fantaste të krisura çmendurake!
Ne duart e kujt eshte dokumenti i Pavaresise i 28 Nentorit 1912?
Në vitin e Jubileut më të madh, kur dokumenti nisi të kërkohet me ngulm nga AQSH, nga kërkimtarë, historianë e të tjerë, të përditshmet e ekranet përmbyten me gjithfarë lajme e informacione sensasionale e rrenashe dhe ç’nuk u tha: Dokumenti është fshehur nga familja e Enver Hoxhës; Hoxha ia ka dhuruar Titos; dokumenti është në arkivat jugosllave; mund të gjendet në Strugë, apo dokumenti u konsideruar i humbur. Hipoteza e kërkimit: E nëse nuk gjendet origjinali i dokumentit të shpalljes së Pavarësimit, sigurisht do të zbulohen gjurmë të historisë së tij e do na japin kordinata orientuese dhe kësisoj u nisa për rrugë të gjatë mëse njëvjeçare.
Një intervistë e gazetarit Ilirian Agolli i VOA me profesor Frashëri hedh dritë për historinë e origjinalit të dokumentit të Pavarësisë. Pyetja e gazetarit: “Profesor Frashëri! Ç’mund të thoni diçka më tepër mbi fatin e dokumentit origjinal të pavarësisë, pra të deklaratës origjinale të pavarësisë?” Dhe përgjigjia e Profesorit, është e rëndësishme: “Ky dokument doli në dritë edhe në vitin 1962. Ai që e kishte, pronari i saj, tha se ia kishte dorëzuar Ismail Qemali me dorën e vet. Ai kishte edhe një letër të Ismail Qemalit që i thoshte: “Ta kesh kujdes. Ky është dokument i madh, me rëndësi të jashtëzakonshme”. Ai e mbajti dhe nuk donte ta jepte. Më 1962 ndoshta kishte frikë se mund ta përdhunonin atë dokument, mund ta shfrytëzonin për emrat që kishte atje brenda.
Nuk e di për ç’arsye. Unë kam folur vetë me atë pronar, dhe jam munduar që ai t’ia dhuronte muzeumit kundrejt një shpërblimi. Pastaj u kalua ajo, dhe ai dorëzoi vetëm disa dokumenta. Kjo është historia e origjinalit. Unë nuk mund të them më shumë. Nuk mund të them më shumë. Ai dokument ndoshta ekziston edhe sot, ndoshta ekziston edhe sot. Kushedi, ndonjë ditë mund të dalë befas, sepse është një dokument me vlera të rralla. Kushdo që e ka marrë, nuk ka mundësi ta ketë prishur. Do ta ketë ruajtur. Edhe nga ana materiale ai ka vlera kolosale.” [VOA 2012:17 gusht”].
Profesori e njeh “pronarin” e dokumentit të Pavarësisë, ka biseduar me të më 1962, i kërkoi atij që dokumentin t’ia dhuronte Muzeumit, por ai nuk mundi ta bindë! Gazetari ndoshta është dyshues dhe për t’iu qasur të vërtetës e pyet Profesorin: “Profesor! Për këtë person, ose për familjarët dhe pasardhësit e tij, a keni ju një mesazh, një thirrje që ata ta dhurojnë, ose së paku ta shfaqin në këtë 100-vjetor? Ky është çasti më i mirë që ky dokument origjinal të dalë.” Përgjigjia tunduese e Profesorit: “Nuk janë këtu në Shqipëri.
Nuk janë në Shqipëri. Më duket se nuk janë. Nuk e di mirë. Problemi është ky; që neve dokumentin, nëse nuk e kemi në origjinal, e kemi të riprodhuar njësoj si originali. Është shumë i mirë. Unë kam parë në Vienë aktin e shpalljes së pavarësisë së Austrisë. Me atë hapej. Ishte krenaria e muzeumit. Kjo do të bënte krenari edhe në muzeumin tonë. Por muzeu tonë nuk është akoma në nivelin e muzeut të Vienës. Këtu sapo ikën drejtori ndryshojnë edhe kriteret. Ikën njëri, vjen një drejtor tjetër ndryshon edhe vlerësimin e personave historikë.
Nga kjo anë, më mirë që akoma nuk ka ardhur.[ dokumenti i pavarësisë, vb]” [VOA 2012:17 gusht]. Iu kërkua Profesorit të dërgonte një mesazh për “pronarin” e Dokumentit të Pavarësisë që atë ta nxirte në dritë por mesazhin për të e refuzoi dhe ç’të jetë ai, “pronari” i Dokumentit të Pavarësisë: Alibi apo e vërtetë? Gazetare Admirina Peçi, thuajse dy muaj pas asaj në VOA, një pyetje me nerv kërkimtar i kërkon Profesor Frashërit: “Pyetja e fundit profesor, jemi në prag të 100 vjetorit dhe të gjithë uronim që këtë vit të gjendej dokumenti origjinal i shpalljes së Pavarësisë. Ju keni pasur dijeni rreth tij... si është e vërtetë? Profesori:“Dokumenti i Pavarësisë ka qenë në Tiranë deri në verën e vitit 1962. Për një arsye që s'dua ta them na iku nga dora. I iku nga dora qeverisë. Tani as që jam në gjendja ta ndjek.
Unë s'lëviz dot nga vendi. Ai që e kishte na u lut që të mos e zinim në gojë emrin e tij. Dhe unë ia kam dhënë fjalën e s'e tregoj.”[Lajme. parajsa.com/Shqipëria/id-35069 Nga Intervista me Profesor Frashëri, gazetare Admirina Peçi, Shqiptarja. com, 26 tetor 2012]. Kjo deklaratë, ajo që Profesori kishte dhënë “Besën” “pronarit” për të mos treguar emrin e tij, që kishte dokumentin historik, ra si bombë në opinion, por askush s’reagoi publikisht, përveçse gazetare e guximshme: “Kjo deklaratë ngjalli mjaft diskutime në rrethin e studiuesve, të cilët e konsiderojnë si një detyrim moral dhe professional tregimin e kësaj historie.”
[Gazeta Shqip 2012: 28 Nëntor.] Edhe për VOA edhe për gazetaren Peçi, Profesori mban të fshehtën e personit që, sipas tij, kishte dokumentin e Pavarësisë dheqë e kishte amanet nga Ismail Qemali për ta ruajtur me kujdes të madh dokumentin!! Pyetja që ende mbetet pezull: Cili të jetë personi, ai që Ismail Qemali ia “besoi” për ruajtje dokumentin? Dhe pa pikë dyshimi ai, i ngarkuari me detyrën e porosinë amanet për dokumentin, ishte një nga rmëtarët e dokumentit. Deri më 1965, madje deri 1969, nga rmëtarët e pavarësisë në vend ishin në jetë vetëm dy: Ferid Vokopola (1887- 1967) dhe Qemal Mullaj (1881-1966) dhe cili prej tyre do të kishte dokumentin historik, si amanet nga Ismail Qemali?
Sigurisht asnjëri. Ferid Vokopola kishte hequr të zitë e ullirit në birucat komuniste, i ishin bërë e kontrolle të rrepta dhe ta kishte dokumentin sigurisht që ai do të kishte rënë në dorë të sigurimit, pra Ferid Vokopola me probabilitet zero ishte ai “person” me të cilin “bisedoi” Profesori. Po rmëtari Qemal Mullai, mund të ishte bashkëbiseduesi me Profesorin? Profesori ka për argument se “pronari” i dokumentit mund të kishte frikë se mos e “përdhunonin atë dokument” apo dhe emrat që ishin atje, por s’duket se është argument, pasi rmtari ishte i afërt me regjimin, madje i dekruar prej tij dhe ai s’do të kishte ndonjë droje apo frikë.
Të vërtetën e madhe se kush ishte ai “personi” që kishte dokumentin e pavarësisë, padashje Profesori e kishte zbuluar thuajs katër vjet më parë, kur shkruante e botonte librin Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë: “… aktin origjinal e kishte në ruajtje, me porosi të Ismail Qemalit, së bashku me penën me të cilën u nënëshkrua, ithtari i tij i ngushtë, Qemal Karaosmani, delegat i Elbasanit dhe anëtar i qeverisë së Ismail Qemalit.” [Kristo Frasheri, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Tiranë 2008:95 Akademia e Shkencave.] Për aq sa shihet, është Qemal Karaosmani ai që kishte dokumentin e Pavarësisë dheqë “bisedoi” me Profesor Frashërin në vitin 1962, por sërish jemi në rrugëkryq e pa një përgjigje të saktë, sepse Qemal Karaosmani kishte ndërruar jetë 13 vjet më parë, në vitin 1949.
Sërish pyetja: Personi enigmatik, që ka dokumentin historik: një alibi apo e vërtetë!? Gazetari Agolli kërkon edhe më shumë, por Profesori është në të tijën, ai nuk din ku është “pronari” i Aktit të Pavarësisë dhe vjen me një rekomandim të dyshimtë por edhe me një dëshirë. Rekomandimi: “… Problemi është ky: që neve dokumentin, nëse nuk e kemi në origjinal, e kemi të riprodhuar njësoj si originali. Është shumë mirë. Unë kam parë në Vienë aktin e shpalljes së pavarësisë së Austrisë. Me atë hapej. Ishte krenaria e muzeumit. Kjo do të bënte krenari edhe në muzeumin tonë.” E pas kësaj vjen pyetja e natyrshme: Cili dokument i riprodhuar, siç thotë Profesori, është njësoj me origjinalin e që do ta bënte krenar edhe muzeun tonë: Është dokumenti i riprodhuar nga Lef Nosi, më 1937, apo dokumenti i riprodhuar nga Profesori në albumi Rilindja Kombëtare, 1962, dhe ai këtu vjen në Figura 3, si ai i vitit 1962.
Përgjigjen për pyetje Profesori e ka dhënë në intervistë me gazetaren Admirina Peçi, të cituar më parë. Profesori për VOA shpreh edhe një dëshirë të sinqertë të tij: “… aq më mirë që akoma nuk ka ardhur”, nuk është gjetur Akti i Pavarësisë: “… Por muzeu ynë nuk është akoma në nivelin e muzeut të Vienës. Këtu sapo ikën drejtori ndryshojnë edhe kriteret. Ikën njëri, vjen një drejtor tjetër ndryshon edhe vlerësimin e personave historikë. Nga kjo anë, më mirë që akoma nuk ka ardhur [Akti i Pavarësisë, vb]. Ishallah një ditë vjen [Akti] edhe të futet në një muze që të jetë i qëndrueshëm, që të mos jetë me njerëz politikë në krye, me njerëz partiakë në krye. Nuk e kam fjalën vetëm për sot, por edhe për dje, edhe për pardje.
Në çdo kohë kështu ka qenë këtu tek ne. …” [VOA, 2012: 17 gusht.] Dhe komentet do të ishin tepëri për refleksionet e Profesorit. Dhe sërish: E vërteta është më e hidhur se diagnaoza vdekëtare për pacientin! Tek e fundit, kordinatat e Aktit të shpalljes së Pavarësisë janë të sakta, por do të tojë heshtja mbi të vërteën apo kurajo qytetare e intelektuale për të folur e vërteta: Ja ku jam, pas 78 vjet lëngimi! PERSHENDETJA E MBRETIT: 3 MINUTA “… Të gjithë atdhetarë ve të më dhenj dhe dë shmorë ve që kanë dhë në jetë n pë r komb e liri qysh prej Heroit tonë të shkë lqyeshë m Skë nderbeu e gjer te vepra atdhetare e Ismail Qemalit po u shfaq mirë njohjen e kombit. Shqiptarë ju uroj me gjithë zemë r festë n e 25 vjetorit të pavarë sisë së Kombit.” Shtypi 1937: 27 në ntor, i dhenë më 26 në ntor në Radio Tirana
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 31 Tetor 2015
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)