Lideri i Përtisë Demokratike ka përkujtuar sot 28-vjetorin e rënies së bustit të diktatorit Enver Hoxha. Ai e lidhi 20-shkurtin e vitit 1991 me situatën aktuale politike në Shqipëri duke theksuar se për Shqiëprinë është çdo ditë është 20 shkurt, derisa të shembet sistemi aktual qeverisës. Basha thotë se edhe 28 vite pas shembjes së regjimit diktatorial Shiqpëria ndodhet përballë të njëjtës sfidë me një regjim antidemokratik, oligarkik, të ardhur në pushtet nga blerja e votave.
"Sot përkujtojmë 20 shkurtin 1991, ditën kur shqiptarët u bashkuan dhe shembën jo thjesht një statujë, por simbolin e diktaturës më të egër të Europës, të etur për Liri dhe Demokraci, me ëndrrën më të madhe “Shqipëria si gjithë Europa”!
28 vite më pas, jemi përballë një sfide të ngjashme.
Një regjim antidemokratik, oligarkik, i ardhur në pushtet nga blerja e votave përmes krimit të organizuar, po zhbën ëndrrën e shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa.
Ndonëse nuk kemi shtatore për të rrëzuar, çdo ditë për ne është 20 shkurt, derisa të shembim sistemin që e mban Shqipërinë peng të krimit dhe korrupsionit duke varfëruar dhe shtypur përditë shqiptarët.
Qëllimi ynë është t’i japim atyre një qeveri të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit. Vetëm kështu do ecim të sigurt drejt Europës", deklaroi Basha.
Komente











20 shkurtin 1991,Shattoren e Enver hoxhes nuk e rrexuan shqiptaret,Ate e rrexuan disa jevxh me serbomalazes, Madje disa nga ata kur erdhen ne Kosove,deklaruan ne media,se ata ishin organizues dhe rrenues te shtatores,Atyre ju kane shkuar ne krah edhe disa shqiptar naiv e te mashtraur,te blere e te shitur per nje qokolade, ndoshta edhe me 20-50DM ne te.Ngjashme me pjesmarresit e ne protesta te sotme. te mashtruar nga organizatoret.Per ndryshe,Shtatoren e Enverit,uk e kane rrenuar shqiptyaret kurre.Kote zgertheni,qirreni e shtremboni turinjte deformoni fytyrat e shpirterat tuaj.
Përgjigju