28 vite pa e parë djalin e saj, ngjashmëria e një personi nga Laçi shokon nënën e personit të humbur

Një djalë nga Laçi mban ’peng’ zhdukjen e mistershme të Klement Lezos. Ishte 16 vjec në atë kohë kur u zhduk më 9 korrik të vitit 1992 nga Greqia, ku kishte emigruar dhe njihej me emrin Nikos. Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Berati nëna e tij Asije Lezo, rrëfen këtë histori të 28 viteve më parë, ndërsa nuk ka asnjë informacion lidhur me fatin e të birit. Ajo kujton telefonatën kur i dëgjoi për herë të fundit zërin të birit.

Në telefonatën e fundit më tha se, sapo ishte kthyer nga puna, dhe se ishte me një djalë nga Laçi, me të cilin punonin në furnizim mallrash. Nuk e mësuam kurrë identitetin e shokut nga Laçi. Ne kemi kërkuar në Interpol dhe tek Kryqi i Kuq, por pa rezultat. Në Greqi shkoi daja i Klementit për të kërkuar. Ai ka takuar pronarin, i cili tha se mori pagën dhe e nisa për në Shqipëri, sepse Klementi ishte shprehur se kishte nënën sëmurë me zemër. Nuk e dimë kohën se kur ishte nisur për t’u kthyer. Nuk arritëm te zbulonim asgjë në lidhje me fatin e tij. Djali ishte i drejtë shumë punëtor. Unë si nënë dyshoj vetëm tek shoku i tij laçjan. Një djalë të vetëm kisha dhe dua të di vetëm që është mirë’.

Gjatë transmetimit live një video, ku dyshohej se ishte Klement Lezo, mbërriti në redaksinë e ‘Pa Gjurmë’. Për shkak të ngjashmërisë dhe përkimit me moshën aktuale të Klementit që sot është 44 vjeç, por edhe një përkim me emrin e tij një dëshmitare pretendoi se bëhej fjalë për personin që kërkohej. Kjo video la të shtangur edhe vetë nënën e tij, i pari imazh ngjashmërie që ajo pa 28 vite pas humbjes së të birit. Në një lidhje dëshmitarja tha se ky person jetonte në Korçë dhe se ishte kthyer nga Greqia, duke bërë jetën e endacakut. Por menjëherë pas publikimit të kësaj video ku dukej një zotëri rreth të 40-ve, me probleme të shëndetit mendor u arrit të verifikohej në kohë rekord, se nuk bëhej fjalë për Klement Lezon që kërkohej në ‘Pa Gjurmë’ por për një tjetër person që kishte ngjashmëri me të.

Klement Lezo u nis drejt Greqisë me kushëririn e tij, nga Berati, Vladimirin dhe me dy shokë të djalit të dajës nga Uznova e Beratit, me të cilin u ndanë rrugës për shkak se u pikasën nga policia. Në atë kohë ai sapo kishte mbaruar vitin e dytë të shkollës industriale. Kjo nuk ishte hera e parë për të që tentonte të largohej pasi më parë kishte tentuar të ikte drejt Greqisë dhe Italisë, por policia kufitare e kishte kthyer. Në vitin 1992 ai kalon kufirin në këmbë nga ura e Çarshovës në Përmet, vend në të cilin u nda nga shokët.

‘Me djalin e dajës jemi ndarë rrugës më tha, nga policia. I kërkova të kthehej, por  ai më tha nuk kthehem, kam vendosur të iki, sepse marr pak para. Do punoj si çobat pasi do paguhem më mirë. Djali nuk më tha se ku do të shkonte por vetëm se do punonte çoban. I thashë të më dërgonte numrin e telefonit, por  nuk ma dha. Kur e morëm më 25 dhjetor doli pronari dhe na tha se u largua. Ai mbante emrin Nikos, ishte 16 vjeç. La shkollën në Berat dhe iku në Greqi. Kishte ikur më përpara me shokët e klasës por i ktheu policia. E pyesja gjithmonë për nipin Vladimirin, por Klementi nuk ishte në dijeni për vendndodhjen e tij’.

Kontakti i 4 dhjetorit të vitit 1992 do të ishte i fundit kontakt,  ku familjarët i kërkonin që të kthehej në Shqipëri, por ai ishte shprehur që nuk do të kthehej pasi kishte gjetur një punë tjetër si çoban dhe se paguhej më mirë se puna që bënte. Djali i vetëm mes 3 motrave i familjen Lezo njihej si një djalë i qetë dhe jo problematik.

VIDEO/Emisioni i plote

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar