Në një seancë maratonë, që zgjati prej mëngjesit deri pasdite vonë, Gjykata e Durrësit rivlerësoi masat e sigurisë ndaj 20 të arrestuarve në lidhje me mbetjeve të rrezikshme të kompanisë KURUM, që vijojnë të qëndrojnë në Porto Romano.
8 masa arrest në burg u konfirmuan, mes të cilëve drejtori i departamentit të shitjeve në Kompaninë Kurum, Shaban Hyseni, si dhe administratori i kompanisë koncensionare në terminalin e portit të Durrësit EMS APO, ku u depozituan mbetjet në korrik të vitit 2024 përpara se të niseshin e të ktheheshin pas nga Tajlanda, 3 muaj më pas.
4 të tjerëve nga arrest me burg iu ndryshua masa në arrest shtëpie, punonjës të doganës së Durrësit, një specialist i mjedisit të Kurum, dhe një inspektor te Agjencia Kombëtarë e Mjedisit. Vetëm një doganiere, Julian Kapedani, nga burgu mori masën detyrim paraqitje.
Gjykata e Durrësit vendosi të lërë në detyrim paraqitje, 6 gra të cilat më herët kishin arrest shtëpiak, përfshirë ish-drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Arta Dollani, aktualisht drejtuese e Arsimit Para universitar.
Vetëm Mirjeta Zotaj, kontabiliste e kompanisë Sokolaj që eksportoi 2800 tonë mbetjet e rrezikshme të KURUM duke falsifikuar faturat, mbetet në arrest shtëpie. Seanca u zgjat pasi avokatet kërkuan kohë për t’u njohur me materialet hetimore.
Personat e arrestuar akuzohen për shpërdorim detyre, kontrabande dhe falsifikime. Pas alarmit të shoqatave mjedisore mbetjet e KURUM u kthyen ne vendin tonë në vitin 2024 dhe ende s’dihet se çfarë do të bëhet me to.
Personat e arrestuar:
ARREST NË BURG:
Florian Çimo - Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO – “Menaxhimi i mbetjeve”.
Gazmend Sina - Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO - “Menaxhimi i mbetjeve”.
Mikail Hila - Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” – “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Indrit Likaj - Dega e Doganës Durrës – “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Edmond Voda - Dega e Doganës Durrës – “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Shaban Hyseni - Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum” - “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”.
Nazif Bajrami - Pronar i kompanisë “Bajrami N” – “Menaxhimi i mbetjeve”.
Andon Prifti - Administrator i kompanisë “Bajrami N” – “”Menaxhimi i mbetjeve”.
ARREST SHTËPIAK
Rami Bunga - Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” – “Kontrabanda me mallra të ndaluar ose të kufizuara” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”.
Shkëlqim Jakupi - Dega e Doganës Durrës - “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Helidon Lila - Dega e Doganës Durrës - “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Mirjeta Zotaj - Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” ” – “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
NDALIM I DALJES JASHTË SHTETIT DHE DETYRIM PARAQITJE:
Iva Musa - Inspektore e Autoritetit Portual Durrës - “Shpërdorimi i detyrës”
Evis Mellonashi - Sektori i lejeve mjedisore, AKM – “Shpërdorimi i detyrës”
Arta Dollani - Ish- drejtoresha e Përgjithshme e AKM - “Shpërdorimi i detyrës”.
Julian Kapedani - Dega e Doganës Durrës
Kledina Skendo - Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore, AKM – “Shpërdorimi i detyrës”.
DETYRIM PARAQITJE:
Në kërkim janë 2 administratorët e kompanisë “Kurum Internatioanl”, Erdal Demir dhe Yusuf Sezai Kurum. Efektivët e policisë nuk mundën të arrestojnë as Gjovana Sokolajn, pronaren e kompanisë Sokolaj që eksportoi 2800 tonë mbetjet të rrezikshme të Kurum nga porti i Durrësit, dhe që më tej Tajalanda i riktheu në Shqipëri në tetor të 2024-ës.
Në kërkim mbetet edhe bashkëshorti i pronares së kompanisë që eksportoi mbetjet, Doni Sokolaj, me nënshtetësi kroate, kompania tjetër e të cilit GS Minerals mundësoi me disa kontrata qiraje depozitimin e mbetjeve në portin e Durrësit.
PERSONAT E SHPALLUR NË KËRKIM
Erdal Demir, Administratori i “Kurum International” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” në 4 raste, “transporti i mbetjeve”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumentave” ne 2 raste dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Yusuf Sezai Kurum, 46 vjeç Administrator me prokurë i “Kurum” – “”Menxhimi i mbetjeve”, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”
Harun Sarica 42 vjeç, banues në Turqi; Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum” – “Menaxhimi i mbetjeve”
Mujo Ilazaj - Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum” – “Transporti i mbetjeve”.
Arif Shkalla - Drejtues në kompaninë “Kurum” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Menaxhimi i mbetjeve”, “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Mbarime Koroci - Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” – “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Petrit Qosja - Person fizik në tregtinë e mbetjeve – “Menaxhimi i mbetjeve”.
Xhulio Golgota - Inspektor i Autoritetit Portual Durrës – “Shpërdorimi i detyrës”.
Dritan Seferaj - Drejtoria e Inspektim- Kontrollit, AKM – “”Shpërdorimi i detyrës”.
Doni Sokolaj 57 vjeç - Administrator i kompanisë D.o.o Minerals – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Gjovana Sokolaj - Pronare e kompanisë “Sokolaj” – “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara” në 4 raste, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Olizana Pemati - Ish- administratore e kompanisë “Sokolaj” - “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”, “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”.
Ingo Hesse - administrator i kompanisë EMS APO - “Menaxhimi i mbetjeve”.