29 nëntor rikthehet “Dita pa makina”
e “Nata e Bardhë” me John Newman

29 nëntor rikthehet “Dita pa makina”<br />e “Nata e Bardhë” me John Newman
Ashtu siç është kthyer tashmë në traditë, edhe këtë vit në kuadër të festave të nëntorit, në kryeqytet nuk do mungojnë aktivitetet e shumta si kulturore apo edhe sportive.
 
Ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili në Ditën e Pavarësisë së Tiranës tha se 29 nëntori do të jetë sërish “ Dita pa makina” dhe “Nata e Bardhë”.
 
“Në datën 28 do të kemi ceremoninë e ngritjes së flamurit në sheshin ‘Skënderbej’. Ftojmë të gjithë qytetarët të jenë pjesë e ceremonisë simbolike të ngritjes së flamurit në Tiranë, në të njëjtin moment që do të ndodhë në gjithë Shqipërinë. “Në datën 29 Nëntor do të kemi sërish një ditë pa makina, jo sepse i kemi inat makinat, porse siç atëherë u çliruam pushtuesit, sot duhet të çlirohemi nga një pushtues tjetër që është smogu dhe ndotja në Tiranë,” u shprej kryebashkiaku Veliaj.
 
Ndërsa i ftuari special për Natën e Bardhë do të jetë këngëtari i mirënjohur John Newman, i cili do të mbajë një koncert në  Sheshin Skënderbej.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë