Kompania 2A Group, në pronësi të Valon Ademit, ka reaguar pas postimin të fundit të Behgjet Pacollit, duke akuzuar se forca të errëta të cilat dikur kanë përfaqësuar palën ruse, kërkojnë të blejnë flamurin tonë kombëtar.
Në postimin e saj, 2A Group e paraqet konfliktin si një “luftë për dinjitet dhe identitet kombëtar”.
“Nuk jam në luftë me ata që flasin me metafora, as me ata që mbulojnë mashtrimin me buzëqeshje, e as me mashat. Lufta ime nuk ka emra, por ka kuptim. Lufta ime është me Compartment Berninën, jo si emër, por si simbol i asaj bote që kërkon të blejë flamurin tonë,” thuhet në reagim.
Më tej, kompania thekson se përplasja me Pacollin nuk ka të bëjë me përfitime materiale./Tema
Komente











Nuk edi po shija ca video n jutub per bexhetin per lidhjet te cilat shihen dyshime edhe n airoportin e vlores t flamurit
PërgjigjuBehgjeti që na hiqet si patriot dhe mbështetet tek kompani ruse që rrijnë në hije,por e nxjerrin kokën kur aeroporti përfundon po gabon shumë rëndë nqse ky allishverish është i vërtet.Shqiptarët nuk kanë për t’ja falur nqse ai ka marrë para nga mafiozët rusë në kompani ofshore ose guacka.Ku ka tym ka edhe zjarr.E vërteta nuk dihet,por mund të jetë edhe rivalitet midis ortakëve.Koha do të tregojë.
Përgjigju