‘Ta nisim nga vetja’, Gështenja publikon përgjigjen e Autoritetit të Dosjeve: As unë dhe as familjarët e mi nuk ka asnjë lidhje me ish-sigurimin e shtetit

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja e ka nisur nga vetja verifikimin e pastërtisë së figurës. Ai ka zbuluar se i është drejtuar zyrtarisht Autoritetit të Dosjeve, nga ku ka marrë përgjigjen se “nuk ka asnjë lidhje me ish Sigurimin e Shtetit, as ai dhe as familjarët e tij”. Deputeti demokrat ka një mesazh për kolegët e tij që në vend se të akuzojnë njëri-tjetrin, ta hedhin hapin vetë të parët e të vërtetojnë se figura e tyre është e pastër.

“Ta fillojmë nga vetja! Iu drejtova zyrtarisht Autoritetit të Dosjeve të verifikojë figurën time dhe të familjarëve të mi.  Përgjigja erdhi:  ASNJË lidhje me ish Sigurimin e Shtetit as unë dhe as familjarët e mi!

I qëndroj parimit se duhet ta nisim nga vetja, para se t’ja kërkojmë kundërshtarit. Të jesh i pastër nuk ka të bëjë me ligjin por me moralin! Nuk i duhet shqiptarëve hapja e dosjeve nëse ata që drejtojnë vendin nuk marrin guximin të verifikojnë emrin e vet”, shkruan Gështenja, teksa publikoi edhe dokumentet.

Ky vendim i Gështenjës vjen pasi Kuvendi i hapi rrugë hapjes së dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit si dhe verifikimit të politikanëve, të cilët kanë marrë më parë certifikata të pastërtisë së figurës nga komisionet ‘Bezhani’ dhe ‘Mezini’. Ndryshimet në ligjin NR. 45/2015 për të drejtën e informimit mbi dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit u miratuan në 22 tetor 2022 në Kuvend, me konsensusin e PS-së dhe PD-së së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Një ditë më parë deputeti demokrat Kreshnik Çollaku paralajmëroi se do t’i drejtohet ditën e hënë me një kërkese zyrtare Autoritetit të Dosjeve për të verifikuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtore të ish-sigurimit të Shtetit.

Ku konsistojnë ndryshimet dhe çfarë pasojash sjellin?
Hiqet mburoja për politikanët dhe pushtetarët e vendosur në ligjin e vitit 2015, ku ndalohej me ligj verifikimi i tyre për lidhje me ish Sigurimin e Shtetit, nëse kishin marrë parë një certifikatë të pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini dhe Bezhani. Tashmë çdo kandidat për t’u zgjedhur deputet apo kryetar bashkie, do të verifikohet nëse ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit, duke i bërë të pavlefshme certifikatat e pastërtisë së figurës të lëshuara nga komisionet Mezini dhe Bezhani. Heqja e kësaj mburoje u kërkuar nga vetë Autoriteti i Dosjeve, pas pretendimeve se Ilir Meta kishte qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit, por që ligji ndalonte një verifikim të plotë dhe shterues.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • epo kjo pune: 15/01/2023 17:40

    e pastaj... sigurimi shtetit qe zuri spiune te grekut e serbit, bravo...meriton respect ndersa ca plehra medemek demokratike qe hengren e hane buken e serboles e greqires, turp I qofte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të