Hyn në fuqi ligji për hapjen e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, ja kush mund të shohë letrat për spiunët dhe disa parashikime të rëndësishme

Hyn në fuqi ligji për hapjen e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, ja kush mund të shohë letrat për spiunët dhe disa parashikime të rëndësishme

Ilir Meta

Ka hyrë në fuqi ligji që mundëson pas 32 vitesh hapjen e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit si dhe verifikimin e politikanëve, të cilët kanë marrë më parë certifikata të pastërtisë së figurës nga komisionet ‘Bezhani’ dhe ‘Mezini’.

Ndryshimet në ligjin NR. 45/2015 për të drejtën e informimit mbi dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit u miratuan në 22 tetor 2022 në Kuvend, me konsensusin e PS-së dhe PD-së së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Ndryshimet u dekretuan nga Presidenti Bajram Begaj në 11 nëntor 2022, duke u botuar në Fletoren Zyrtare në 6 ditë më pas, në 17 nëntor 2022. Ndryshimet e rëndësishme kanë hyrë në fuqi dy javë më pas, duke i hapur rrugën Autoritetit të Dosjeve për zbatimin e parashikimeve të reja.

Ku konsistojnë ndryshimet dhe çfarë pasojash sjellin?

Hiqet mburoja për politikanët dhe pushtetarët e vendosur në ligjin e vitit 2015, ku ndalohej me ligj verifikimi i tyre për lidhje me ish Sigurimin e Shtetit, nëse kishin marrë parë një certifikatë të pastërtisë së figurës nga komisionet Mezini dhe Bezhani. Tashmë çdo kandidat për t’u zgjedhur deputet apo kryetar bashkie, do të verifikohet nëse ka qenë bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit, duke i bërë të pavlefshme certifikatat e pastërtisë së figurës të lëshuara nga komisionet Mezini dhe Bezhani. Heqja e kësaj mburoje u kërkuar nga vetë Autoriteti i Dosjeve, pas pretendimeve se Ilir Meta kishte qenë spiun i ish Sigurimit të Shtetit, por që ligji ndalonte një verifikim të plotë dhe shterues.

Ilir Meta ka mohuar pretendimet e Autoritetit të Dosjeve për bashkëpunim me ish Sigurimin e Shtetit. Debati nëse Meta kishte qenë apo jo spiun i ish Sigurimit të Shtetit dominoi politikën gjatë muajve gusht-shtator të këtij viti. Tashmë ndryshimet ligjore i japin mundësi Autoritetit të Dosjeve zbulimin e të vërtetës.

Por, ndryshimi më i rëndësishëm, i cili çuditërisht ka kaluar pa vëmendjen që meriton, konsiston në deklasifikimin e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit, pra në hapjen e dosjeve. Në nenin 44 të ligjit 2015, janë shtuar dy pika, përkatësisht pikat 4 dhe 5, duke vendosur deklasifikimin e të gjitha dokumenteve ish-Sigurimit të Shtetit për periudhën 29 nëntor 1944 deri në ditën e krijimit të Shërbimit Informativ Kombëtar, 2 korrik 1991. Nuk do të zbulohen vetëm dokumentet që përmbajnë informacione që lidhen me cenimin e sigurisë kombëtare.

Po kush mund të ketë akses në dosjet e ish Sigurimit të Shtetit?

Për këtë pikë ka pasur diskutime dhe polemika në Komisionin e Ligjeve. Në fund është vendosur që kopje nga dosjet e ish Sigurimit të Shtetit mund të kërkohet në bazë të ligjit për të drejtën e informimit, por me disa kufizime. Së pari, kërkuesi duhet të japë informacion se ku mund të ndodhet dosja. Së dyti, duke të argumentojë interesin e tij për të pasur akses dosjen përkatëse dhe së treti kërkuesi nuk duhet të keqpërdorë informacionin që ka marrë. 

“Çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe të kërkojë një kopje të tyre në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit, me kusht që kërkuesi të paraqesë të dhëna në kërkesën e tij që mundësojnë lokalizimin e informacioneve. Informacioni jepet vetëm kur angazhimi i nevojshëm për gjetjen dhe vënien në dispozicion të informacionit është në përpjesëtim të drejtë me interesin e argumentuar të kërkuesit në marrjen e këtij informacioni. Kërkuesi mban përgjegjësi për keqpërdorimin e informacionit të marrë”, thuhet në ndryshimet në ligjore.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/12/2022 03:18

    Familja jone e di kush e denoncoi gjyshin tone,nuk kemi nevoje per dosjet,ky person kishte marre dhe te tjere me qafe.Djali i tij kur kishte marre vesh se c'kishte bere babai, pesoi nje krize nervore te rende per shume vite.Para disa vitesh nena ime e takoi dhe beri paqe me te,te mos shqetesohej,sepse ne nuk do te ndermernim asnje veprim hakmarres apo ne dem te tij.Beri dhe foto me te.

    Përgjigju
  • dosja: 12/12/2022 14:16

    besim ndregjoni me pseudonimin "çïzmja " bejeni publike qe te mos dale dhe llomotite me neper emisione televizive si gjoja ish i perndjekur.

    Përgjigju
  • Begu: 12/12/2022 14:05

    Nese paraprakisht nga dora e disa qeveritarve nuk jane "pastruar dosjet".kam drone se, dalin mbi 505 te strukturave politike te moshes, "miqe dhe bashkeveprimtare" te sistemit komunist po se po,por edhe te Sigurimin e shtetit.Po,atehere punuam sipas ligjes per mbrojtjen e atdheut,si edhe tash per shtetin dhe popullin.Keshtu jane personat adapt e surrogat.

    Përgjigju
  • MAFMUT METAJ: 12/12/2022 12:55

    O Ilir meta e vërteta që je hajdut e spiun se lu dot atë sum. E hongre o Like floriri i gjithi i molepsur vetëm me pislliqe. Tani radha jote ështē për në Reç o Iliri përç. Kshu është në jet kur ke shum tafma mren e ha. Qeni kockën e rëmbeu e tatpjetën mbërtheu kur kaloi në ui kocka i reflektoi e shum më të madhe e kujtoi e nga goja e lëshoi e rjedhja e uijt ja rembeu e öike Hajduti ngeli me gisht në goi. E tē gjith tipat e Öikes kshu do përfundojn. Öike shërbëtorët e tu mundohen që komentet ti pengojn po shërbëtorët haroin që në ktë jet jetoin për një kock që ti ju hedh. E mbi të gjitha kta jan analfabet me kompjuter. U KOMENTU U KOMENTUA.

    Përgjigju
  • Papagalli: 12/12/2022 10:39

    Atehere ishte komisioni Manush Myftiu qe po te gjente qofte edhe nje klecke fare te vogel te syrgjynoste andej ku nuk kthehej me ndersa po e njejta gje po perseritet edhe tani por ne forme me te moderuar.

    Përgjigju
    • Fitore: 12/12/2022 13:48

      Kjo eshte nje Fitore , por teper e vonuat

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi

Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi