3, 2, 1...Ndizen dritat e pemës te Sheshi 'Skënderbej' (VIDEO)

TIRANË- Dritat e ndezura të festave, rrugët e mbushura me  njerëz dhe të qeshurat e fëmijëve i dhanë një pamje kryeqytetit, i cili që pas 26 nëntorit ka përjetuar ankth, trishtim dhe frikë nga tërmeti që ndryshoi gjithçka në 30 sekonda. Pas Pazarit të Ri dhe Kalasë së Tiranës, radha i erdhi Sheshit "Skëndërbej", e cila do të jetë qendra e festimeve dhe aktiviteteve deri në ditët e para të janarit.

Këngët për Krishtlindje dhe Atdhe nga kori i fëmijëve i paraprijnë numërimit mbrapsht për ndezjen simbolike të dritave nga kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama. Edhe pse kaloi më e keqja, këto festa nuk do të jenë njësoj. Kryetari Erion Veliaj ka kërkuar që festimet dhe solidariteti të ecin së bashku drejt 2020. 

 “Dua vetëm t’ju uroj të gjithëve një vit të ri të gëzuar, si këto drita që do të ndizen dhe dua po ashtu t’i suiguroj të gjithë për një gjë, çfarë  nuk të vret, të bën më të fortë. Dhe ne sot jemi të gjithë sëbashku më të fortë. Shqipëria sot është më e fortë, shqiptarët sot kudo ku janë dhe ngado ku ku shohin janë më të fortë. Të gjithëve gëzuar dhe kalamaja shumë faleminderit për muzikën e ëmbël, qofshi gjithmonë kështu si muzika që kënduar. Gëzuar dhe prindërve”, theksoi Rama.

Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj theksoi se pavarësisht se ky fundvit pati edhe një ngjarje sikurse ishte tërmeti, Tirana ndezi dritat e shpresës.

 “Ky ka qenë një vit shumë i vështirë, ëshë viti i 99-të i Tiranës si kryeqytet. Ne mbushim 100 vjeç vitin tjetër dhe le ta pranojmë, nuk e mbyllëm shumë kollaj këtë shekull. Ishte një shekull që në fund fare na rezervoi një nga fatkeqësitë më të mëdha ta vendit tonë. Jo vetëm në Durrës, në Thumanë, por edhe këtu në Tiranë, ndjemë shumë dhimbje, ndjemë shumë trishtim. Patëm shumë fëmijë që u mërzitën, por e di çfarë? Kur po pyesja xhaxhi Edin, që na ka ardhur sot të na nderojë me prezencën e tij, çfarë do bëjmë në këtë situatë, vendimi ishte jo vetëm për Tiranën, por për gjithë kryetarët e bashkive që ne duhet t’i ndezim dritat, ne duhet të sjellim shpresën, duhet të ketë gëzim në qytet, duhet që energjia pozitive të na kaplojë. Patjetër do respektojmë të gjitha ato ngjarje, patjetër që do trajtojmë me shumë dinjitet të gjitha vështirësitë, por mbi të gjitha do t’i kujtojmë secilit që jeta vazhdon”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se Tirana diti si të ngrihet shumë shpejt duke filluar që me hapjen e  çerdheve, kopshteve, shkollave dhe fillimin e procesit të ndërtimit. “Jeta është e bukur, dhe nëse duam diçka në fund të shekullit të parë si Tirana kryeqytet. Dhe ne jemi të fortë kur jemi bashkë. Ne mund të rrëzohemi shpesh, por ne edhe ngrihemi shpejt. Dhe ka ardhur momenti që pas këtij rrëzimi të madh që patëm para dy javësh, ne të ngrihemi. U ngritëm, filluam çerdhet, kopshtet, shkollat, filluam rindërtimin, filluam jetën normale. Dhe sot jemi gati të ndezim dritat në Tiranë”, tha ai.

Veliaj u kërkoi të gjithë fëmijëve të kryeqytetit që të bëjnë nga një dhuratë për fëmijët në zonat e prekura nga tërmeti.

“Kemi një operacion që quhet operacioni ‘’kutia’’, secili prej jush do të marri një kuti bosh këpucësh dhe do ta mbushi me lodra, me lapsa, me stilolapsa, me fletore me gjëra që do të donte  t’ia bënte dhuratë një çuni apo një goce në Durrës, në Thumanë, në Krujë, në Laç apo në Vlorë. Nëse siç po merret qeveria dhe të gjithë të tjerët që po të punojnë për shtëpitë edhe për të gjithë sistemimet e tjera, nëse dhe ju do të na ndihmoni që të bëjmë nga një dhuratë për të gjithë kalamajtë që janë në zonat e prekura ky do të jetë realisht Viti i Ri më i bukur në botë”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI