Biznesmeni Gjergj Luca se kompania e tij ‘Rozafa’ po planifikon ndërtimin e një ‘Shtëpie Zoti’ për tre besimet kryesore fetare monoteiste, Islamin, Krishterimin dhe Hebraizmin.
Përmes një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Luca tha se qëllimi i ndërtimit të këtij objekti është që t’i japin një mesazh botës për tolerancën fetare dhe respektimin e njëri-tjetrit.
“Nata e Kadrit nuk është vetëm për myslymanët, është nata e paqes mbi tokë e për cilindo. Nga investimi më i ri i Rozafës ku një vend të veçantë do e zënë edhe besimet fetare, ju uroj mbarësi e paqe në atdhe e në planet!”, ka shkruar Luca krah videos.
Po ashtu Luca u lut që t’i jepet fund luftës në Lindjen e Mesme, ku Irani po lufton kundër Izraelit dhe SHBA-së, çka po rrezikon paqen në gjithë rajonin dhe më gjerë.
“Në këtë natë të shenjtë të Kadrit, unë dua t’ju zbuloj një sekret të shpirtit tim. Në këtë objekt që shikoni nga mbrapa, ne kemi dëshirë që të vëndosim një shtëpi Zoti që i përfshin brenda të treja besimet, besimin Katolik, Mysliman dhe Hebraik. Do të vendosim 3 simbole brenda një kupole dhe me thënë të drejtën kjo është një përpjekje dhe dëshirë e shpirtit tim për të demonstuar para gjithë botës sesa shumë besojmë në Zot, sa tolerantë jemi, sesa respekt kemi për njëri-tjetrin dhe shembullin tonë duhet ta marrë e gjithë bota.
Në këtë natë të shenjtë kam dëshirë që t’i bëj një lutje Allahut, Krishtit, njerëzve të mëdhenj që kanë diçka në dorë, për të fikur atë luftë në Gji, sepse nuk e kuptoj, po vriten njerëz pafund, po shkatërrohen shtete, po i vihet në lojë ekzistenca njerëzve, miqve tanë, që në njëlloj mënyre ne jemi shumë afër historisë së tyre. Dhe ne në njëfarë mënyre jemi Hebrenjtë e Ballkanit me atë copëtim dhe poshtërsira që na kanë bërë. Kështu që të gjejnë gjuhën dhe të jetojnë të gjithë njerëzit në paqen e Zotit. Dhe ky objekt do të jetë një ulërimë për të gjithë botën që ‘ejj, ktheni sytë nga shpirti, ktheni sytë nga Zoti’. Gëzuar miq natën e Shenjtë të Kadrit”, ka deklaruar Lucaj në videon e shpërndarë në rrjetet sociale.
Komente











