TIRANË-Kodi i ri Zgjedhor ka arritur kuorumin e duhur prej 84 vota për t'u votuar në Kuvend më 23 korrik. Pasditen e sotme nga opozita parlamentare rrodhën 6 vota duke përçarë qëndrimin e kësaj të fundit, të cilët thanë se do të japin votën e tyre pro miratimit të marrëveshjes së arritur më 5 qershor në rezidencën amerikane mes palëve politike.

Konkretisht 6 deputetë të opozitës parlamentare, Artur Roshi, Besnik Troplini, Fatjona Dhimitri, Lefter Maliqi, Suzana Topi dhe Gjetan Gjetani u shprehën se do votojnë pro draftit të marrëveshjes zgjedhore arritur mes palëve politike dhe bënë thirrje që ky draft të kalojë sa më parë në seancë parlamentare në mënyrë që të ecet para edhe me integrimin e vendit.

Me 75 deputetët që ka shumica socialiste në Kuvend, duke iu bashkuar vota e Tom Doshit dhe dy deputetëve të PDIU-së shkon në 78 deputetë. Këtyre duke iu bashkuar dhe votat e 6 deputetëve të opozitës parlamentare që dolën sot para kryesisë së Kuvendit dhe dhanë mbështetjen e tyre pro Kodit të Ri Zgjedhor  sigurojnë 84 votat që duhet për ta miratuar atë në Kuvend.

Dalja pro e 6 deputetëve të opozitës parlamentare për miratimin e marrëveshjes për kodin zgjedhor, ka sjellë reagimin ironik të Myslim Murrizit, i cili është dhe nismëtari i kërkesave të opozitës parlamentare për hapje të listave dhe heqje të koalicioneve para zgjedhore. Murrizi i  etiketon rrjedhjen e votave të deputetëve të opozitës parlamentare si "vemje pa moral, pa këllqe që janë shitur".   

"Delirant që mbajnë në xhep vula partish dhe ju duket vetja si parti politike nuk mund të hiqen si shpëtimtare të vendit dhe si faktorë që fusin Shqipërinë në BE. Sado të përpiqen trastaxhinjt për të arritur numrin 84 me vemje pa pigment, pa këllqe dhe pa moral në kundërshtim me atë që vetë kanë deklaruar prej 13 muajsh. Kurrë nuk do ja arrijnë dot. Shqiptarët duan lista të hapura dhe nuk mund t'i ndalojnë dot një grusht individësh që janë sot në parlament por prej 25 vitesh kanë kandiduar për drejtor", shkruan Murrizi

Deputeti Artur Roshi u shpreh se nuk janë të kënaqur me marrëveshjen, por nuk mund të bllokojnë integrimin. "Është ajo që i duhet vendit në këto momente. Sa i përket prekjes së Kushtetutës, sipas meje, përmbledh të drejtat natyrore të qytetarëve. Kështu që ajo është simbol i unitetit. Loja e kartonë nuk na con askund, Balli Kombëtar është e hapur për proceset demokratike, që e ka tejkaluar edhe interesin e vet partiak dhe ka parë momentin, situatën politike dhe ne do të jemi pro kësaj marrëveshje. Pra, jo se ne morëm atë që deshëm, për të mos thënë ajo që unë kam predikuar. Para integrimit në Europë të vendit nuk mund të zgjedhim një rrugë tjetër. Kjo marrëveshje është kusht për hapjen e negociatave".

Edhe deputeti tjetër i Ballit, Besnik Troplini u shpreh pro. "Balli Kombëtar është një parti e ndërtuar në perëndim dhe sytë tanë kanë qenë përtej detit në BE". Vota e tretë e deklaruar pro marrëveshjes nga krahu opozitar ishte e Fatjona Dhimitrit. "Nuk mund të mbështes një propozim që heq koalicionet zgjedhore dhe ndihmon Edi Ramën. Unë jam në opozitë me Edi Ramën dhe nuk mund të bllokoj procesin e integrimit, prandaj thirrja ime është e qartë dakordësia e 5 qershorit të miratohet sa më parë, konfirmoj votën time pro marrëveshjes" tha ajo.

Suzana Topi rikonfirmoi sërish sot qëndrimin pro votimit të marrëveshjes së reformës zgjedhore përmes një postimi në Facebook. "Konfirmoj qendrimin tim ne mbeshtetje te dakordesise se 5 qershorit. Qendrimi im eshtë bere publik edhe me pare. Konfirmoj voten pro per kete dakordesi, pa asnjë ndryshim tjeter. Tashme parlamenti e ka shumicen e nevojshme per te votuar nje ore e me pare dakordesine e 5 qershorit dhe per ti qendruar korrekt konsensusit, duke mos ndermarrë asnje ndryshim te njeanshem qe cenon konsensusin e arritur mes forcave politike. Shqiperia e ka vendin vetem ne Europen e Bashkuar. Qendrimi dhe vota ime eshte dhe do te mbetet ne funksion te integrimit sa me te shpejte me Europe. Kesaj i sherben dhe votimi i kodit zgjedhor, pa asnjë ndryshim tjeter të njeanshëm. Ky eshte plotesimi i nje nga 15 kushtet për hapjen e negociatave. Ftoj mazhorancën qe ti qendroje zotimit dhe te sjelle ne kuvend kodin zgjedhor sa me parë per tu votuar" shkruan Topi.

Por listës së deputetëve që janë pro votimit të marrëveshjes pritet që t'i shtohen edhe të tjerë. Sinjalet në seancën e sotme i dha Kostaq Papa, që nuk pranoi që t'i bindej urdhrit të Myslim Murrizit për të bojkotuar seancën. Ai së bashku me Dhimitrin nuk u larguan. E ndërsa Fatjona Dhimitri e zyrtarizoi votën pro, pritet vendimi i Papës. Me përçarjen e opozitës hapja e listave duket tashmë një mision thuajse i pamundur.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:54
6 deputetë të opozitës së re pro 'Zgjedhores'/ Murrizi: Vemje pa pigment e pa moral! PD-LSI të hapin tender për të gjetur edhe 1 votë

TIRANË- Vetëm një votë larg është miratimi i Reformës Zgjedhore të arritur me marrëveshje në 5 qershor dhe këtë deputeti i opiztës së re, Mylsim Murrizi e ka komentuar me ironi.

Ai flet për blerje votash, teksa deputetës e opozitës që dolën pro kësaj marrëveshje, ndryshe sa kishin deklaruar më herët, i etiketon se "vemje pa moral, pa këllqe që janë shitur .

Për Murrizin, kjo është një legjitimim i riktihin të PD-LSI në Kuvend, por pavarësisht kësaj, ai shprehet se nuk do arrijnë që të realizojnë listat e hapura.

"Hajdutet e politikes shqiptare dhe spurdhjaket politik qe harxhojne parat e vjedhura per te gjetur suflere nga jashte per te ruajtur karriket e pushtetit nuk mund te mbajne peng 5 milion shqiptare. Koha kur nje Gjerman i jepte urdher Europes ka perenduar me date 9 maj 1945. Shqiperia dhe Shqiptaret nuk hyjne ne BE nga firma e asnje hajduti qe kane mbajtur Shqiperine jashte Europes prej 30 vitesh

Delirant qe mbajne ne xhep vula partish dhe ju duket vetja si parti politike nuk mund te hiqen si shpetimtare te vendit dhe si faktore qe fusin Shqiperine ne BE. Sado te perpiqen trastaxhinjt per te arritur numrin 84 me vemje pa pigment, pa kellqe dhe pa moral ne kundershtim me ate qe vete kane deklaruar prej 13 muajsh. Kurre nuk do ja arrijne dot. Shqiptaret duan lista te hapura dhe nuk mund ti ndalojne dot nje grusht individesh qe jane sot ne parlament por prej 25 vitesh kane kaniduar per drejtor

Deklaratat e soteme te 6 deputeteve legjitimon kthimin zyrtar te PD dhe LSI ne kuvend. Tashme “ kauza” e 20 shkurtit 2019 kur PD dhe LSI dogji mandatet, paska qene hakmarrje ndaj deputeteve qe ishin ne Kuvend deri ne ate kohe. I uroj suksese rikthimit te PD dhe LSI ne parlament, por duhet te rihapin tenderin per te gjetur edhe 1 Deputet tjeter qe te arrijne formimin e nje grupi parlamentar miks me emrin PISDAL", shkruan Murrizi.

Postimi i plotë i Myslim Murrizit
Ora 18:48
Edhe dy vota pro 'Zgjedhores', Lefter Maliqi e Gjetan Gjetani: Do votojmë marrëveshjen e 5 qershorit, 11 deputetë të opozitës parlamentare janë pro

Deputetët e opozitës parlamentare Lefter Maliqi dhe Gjetan Gjetani kanë deklaruar para Kryesisë së Kuvendit se do të miratojnë marrëveshjen e arritur më 5 qershor mes palëve politike në rezidencën Amerikane. Maliqi tha se ai është pro marrëveshjes pasi ajo është mbështetur edhe nga SHBA e BE, ndërsa bëri një deklaratë të fortë kur tha se janë 11 deputetë të opozitës parlamentare që do e votojnë atë, por nuk bëri publik emrat e tyre. Për Maliqin Reforma Zgjedhore duhet të miratohet sa më parë pasi është jetike për integrimin.

'Mbas marrëveshjes së 5 qershorit të firmosur nga të treja palët, unë kam deklaruar që jemi mbi 11 deputetë që votojmë marrëveshjen në rezidencën amerikan. Unë do vija me 6 deputetët, po 3 të parët e dhanë deklaratën, jemi mbi 11 deputetë dhe kjo i shërben drejtpërdrejtë integrimit të bashkimit Europian dhe thirrja ime është e drejtpërdrejtë, jemi shumë të vonuar. Kjo marrëveshjë është mbështetur edhe nga Pompeo, shqiptarët kanë nevojë për zgjedhje sa më të shpejta dhe çdo vonesë është një lloj aktrimi dhe çdo nisme të opozitës së re po ju përdor kalorsi i rilindjes dhe i bëj thirrje të mos përdoren më . Votimi biometrik është arritja kryesore në këto zgjedhje. Bëj thirrje që zgjedhjet të mbahen sa më shpejtë. Nuk ka nevojë për votim të fshehtë por të jetë i hapur. Mbaj përgjegjësi që janë 11 emra që do e votojnë, por nuk mund të bëj publik emrat e tyre", tha Maliqi.

Në të njëjtën linjë ishte dhe deputeti i opozitës së re Gjetan Gjetani, i cili iu bëri thirrje PS ta sjellë këtë marrëveshje sa më parë në Kuvend dhe të miratohet sa më shpejt, pasi vendi ka nevojë për zgjedhje të reja.

"Marrëveshja duhet të kalojë një minutë e më parë që ti hapet rruga në bashkimit europian dhe jam pro marrëveshjes së 5 qershorit. Janë votat e duhura për të miratuar marrëveshjen dhe kodin e ri zgjedhor. Marrëveshja ka marrë dakordësimin e BE dhe SHBA dhe duhet theksuar se është arritur në rezidencën e amerikane. I bëj thirrje PS ta kalojë një minutë e më parë në Komisionin e ligjeve dhe ta kalojë atë në parlament", tha Gjetan Gjetani.