3 gjëra që meshkujt duhet të bëjnë
për të patur një lëkurë të shkëlqye

3 gjëra që meshkujt duhet të bëjnë<br />për të patur një lëkurë të shkëlqye
Pjesa më e madhe e meshkujve nuk kujdesen për lëkurën, kjo pasi edhe shoqeria nuk e pret diçka të tillë prej tyre, por DUHET ta bëjën nëse duan të kenë një lëkurë të shëndetshme dhe të pastër. Duhet vetëm të ndiqen disa hapa të thjeshtë për ta mbajtur shtresën e jashtme të lëkurës tuaj në gjendje të shkëlqyer për vitet që do të vijnë.
 
1. Lani fytyrën çdo ditë me xhel larës
Sapuni është shumë i dëmshëm për lëkurën tuaj. I TMERRSHËM. Përbërja e tij largon yndyrën natyrale të lëkurës duke e lënë këtë të fundit të thatë dhe pa jetë. Në vend të sapunit, duhet të përdorni një xhel larës pa sapun në përbërjen e tij. Do të largojë të gjithë yndyrën e tepërt pa e tharë lëkurën tuaj, gjithashtu nuk do të irritojë lëkurën tuaj pasi nuk ka kimikate apo ngjyrues.
 
2. Depilohuni në mënyrën e duhur
Me siguri po depiloheni në mënyrën e gabuar. Ja si duhet ta bëni:

Fillimisht sigurohuni që të depiloheni pasi keni larë fytyrën (me xhelin larës që përmendëm më sipër). Kjo do të parandalojë hyrjen e baktereve në poret e hapura të lëkurës, gjë që shkakton irritim ose akne. Më pas aplikoni kremin e depilimit. Briskun përdoreni në sektore të vogla dhe mos kaloni dy herë mbi të njëjtën zonë. Mos ushtroni shumë presion, lëreni briskun të bëjë punën e tij. Në këtë mënyrë reduktoni irritimin dhe parandaloni rritjen e qimeve nën lëkurë. Pasi të keni përfunduar procesin e depilimit, aplikoni një krem hidranat after-shave. Shmangni ato që kanë në përbërjen e tyre alkool, pasi do t’ju thajnë lëkurën. Do t’ju duhet diçka që ju hidraton ose ka në përmbajtjen e saj aloe vera.

3. Hidratohuni
Aplikoni një krem hidratant me faktor mbrojtës kundër diellit, për një pamje më të shëndetshme, për të shmangur rrudhat dhe për t’u mbrojtur nga rrezet e dëmshme të diellit. Shumë meshkuj harrojnë se depilimi i fytyrës e than lëkurën. Përdorni hidratant pas depilimit për efekt maksimal.
meshkujt
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Regjistër elektronik publik për mjekët që punojnë në shtet dhe privat, Qeveria miraton ndryshimet në 'Urdhrin e Mjekut'

Regjistër elektronik publik për mjekët që punojnë në shtet dhe privat, Qeveria miraton ndryshimet në 'Urdhrin e Mjekut'