3 ligjet, Meta: Berisha mos
bojkoto, prano kompromisin
Kryetari i LSI-së akuzon Berishën se nga një kërkues për të votuar 3 ligjet është kthyer në një bojkotues dhe e fton të jetë më i qartë dhe të pranojë kompromisin e ofruar nga LSI. Meta: Berisha dështoi për infiltruar kandidatë në listat e opozitës
TIRANE - Kryetari i LSI-së akuzon Berishën se nga një kërkues për të votuar 3 ligjet është kthyer në një bojkotues dhe e fton të jetë më i qartë dhe të pranojë kompromisin e ofruar nga LSI sipas të cilit 3 ligjet të miratohen sot dhe të hyjnë në fuqi në shtator me parlamentin e ri.
“Ne pamë parodinë e radhës edhe këtë herë duke ndjekur sesi kryeministri Berisha nga një kërkues në të kaluarën po kthehet në një bojkotues të tre ligjeve. Nuk është serioze të mos miratohet kompromisi që propozuam dhe është shumë i arsyeshëm. Çdo përpjekje për të mos kuptuar thelbin konstruktiv të propozimit tonë është përpjejkje për tu arratisur nga përgjegjësitë që që duhet të ndërmarrë. Nëse vazhdon me idetë e tij ëpr të provokuar mosmiratimin e tre ligjeve është përgjegjësi e tij. Nëse vazhdon me idenë e mbajtjes së referendumit pas zgjedhjeve kërkon të përgatisë bojkotimin e 3 ligjeve nga opozita e nesërme e tij që do të vijë më pas. “- tha Meta.
Sipas kreut të LSI-së Berisha po bën përpjekje për t’u arratisur nga përgjegjësitë dhe se kompromisi për miratimin e tre ligjeve është "konstruktiv"
META: BERISHA TE NDRYSHOJE MENDIMI pyetur për një marrëveshje me PD për plotësimin e vendeve vakante në
KQZ me kusht miratimin e 3 ligjeve Meta tha: “Hera e parë që e dëgjoj. Kompromisi ynë është tepër i arsyeshëm dhe konstruktiv.
Opozita pavarësisht se nuk ishte e kënaqur u shpreh se do i votonte. Berisha të ndryshojë mendje e ta bëjë votimin “
META: BERISHA DËSHTOI PËR INFILTRUAR KANDIDATË NË LISTAT E OPOZITËS
“Pas dështimit të tij për të inflitruar në listat e opozitës, kandidatë të tij të besuar, nuk i ka ngelur gjë tjetër veçse të merret me diversion brenda radhëve të opozitës që nuk ka për të funksionuar, por goditja më e mirë do të jetë më 23 qershor. Mos u habisni kur të shihni listat e PD pasi në listat e PD do ketë krastitje të mëdha.”
META: PASI TE FITOJME NUK I KERKOJME NISHANIT TE NDERPRESE MANDATIN
“Mbas zgjedhjeve të 23 Qershorit do të ketë balanca të reja në punësimin në administratë, e sidomos atë gjyqësore, duke shmangur nepotizmin. Nëse Alternativa për Rilindje do të qeverisë pas Zgjedhjeve të 23 Qershorit, presidenti do të bashkëpunojë për arritjen e këtyre nismave. Presidenti do të vazhdojë detyrën e tij, pasi ne jemi kundër ndërprerjes jo ligjore të detyrës së tij.”, tha Meta.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.8%
-
Jo
21.5%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2614
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44