TIRANË- “3 marsi” është kthyer në kryefjalën e diskutimeve për selinë blu. Në ditën kur Berisha ka paralajmëruar protestën siç e quan ai, më të madhen do të “vuloset” edhe fati i partisë demokratike. Të ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, përfaqësuesi ligjor i PD-së zyrtare, Besart Logu u shpreh se Berisha po përdor 3 marsin për të ‘trembur’ Apelin, është protestë për vulën e PD-së.
“3 marsi është çështje ekzistenciale për Berishën dhe rithemleimin. Kjo sepse nga 25 marsi i 2022, që kur mori vendimin e Zhukrit, s’kemi përfaqësi të huaj, që ta ketë shkelur atë seli. Berisha nuk njihet për kryetar të PD. Nuk i erdhi asnjë burim, asgjë. Pra Berisha është ilegal. Pra 3 marsi është protestë për vulën.”- tha Logu në Report Tv.
Ndërsa për analistin Genc Burimi, 3 marsi nuk ka pse të cilësohet si skandal, pasi sipas tij nuk ka asgjë të keqe të protestohet.
“Të tre marsi nuk shoh skandal fare, madje Berisha do humbë vulën.
Por s’ka asgjë të keqe të protestohet.”- tha Burimi.
Logu shton se më 3 mars, Gjykata nuk do të vendosë së kush ka shumicën ose pakicën, por organet legjitime, që me gjasë nuk do i takojnë Berishës pasi nuk njihet si kryetar i PD-së.
“Gjykata nuk ka ndarë dhe nuk do të ndalë se kush është shumica dh pakica. Shprehet me legjitimitetin dhe vendimet që u morën. Më 3 mars shqyrtohet se cilat janë organet legjitime.”- tha ai.
Kthyer faktit se asnjë ndërkombëtar nuk e njeh Berishën si kryetar të PD-së, Burimi u shpreh se Evropa nuk ndjek të njëjtën linjë si SHBA, pasi futja në listën e zezë është vendim me karakter politik.
“Në Evropë drejtësia flet. Në Evropë nuk njihet Non Grata e Berishës. Evropa nuk është sinkron. Non Grata është nocion politik. Më 3 mars, mund të ndodhë që nuk do ketë vendim për vulën.”- tha analisti.
Pas deklaratës së analistit, pjesa tjetër u shoqërua me debate mes tyre. Logu thotë se Non Grata është vendim administrativ, pra edhe SHBA dhe Britania e Madhe kanë bërë publike se Berisa nuk është më partner. Burimi e kundërshtoi këtë vendim pasi sipas tij, Evropa dhe Amerika nuk kanë të njëjtin vendim, madje Evropa nuk e njeh Non Gratën e Berishës.
Në lidhje me Non Gratën, Berisha e ka kthyer në proces shterpë që kërkon prova. Non Grata ëhsë hetim administrativ i DASH. Praktikisht SHBA ka bërë publike që nuk është partner i SHBA dhe Britanisë së Madhe.
Pjesë nga debati:
Burimi: Mos ngatërro Evropën me Amerikën. Nuk njihet si kryetar i PD se sot Evropa pret vendimit. Dhe kjo tregon që kjo drejtësi është e kapur. Edhe po humbi do lajë hesapet.
Logu: Kur u shpreh Zhukri a ishte i kapur?
Burimi: Po ka qenë edhe ai mesa kam dëgjuar.
Logu: Çfarë i kërkoni SPAK pra se nuk e kuptoj për çështjen McGonigal?
Burimi: Të thërrasë kryeministrin. Mc Gonigal ka ardhur në Shqipëri dhe ka mashtruar.