Ambasadori i Shqipërisë në Emiratetet e Bashkuara Arabe, Ridi Kurtezi, thotë se pavarësisht përceptimit që mund të krijojnë videot e ndryshme që bëjnë xhiron e rrjetit, siguria e qyterëve që ndodhen në Dubai dhe qytetet përreth është e pacenuar nga sulmet raketore dhe dronët e Iranit.

“Situata e sigurisë për momentin është e qetë dhenën kontroll për disa arsye. Së pari sepse intensiteti i sulmeve me raketa dhe me dronë, ka rënë ndjeshëm dhe së dyti është që forcat e armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë arritur të neutralizojnë dhe të interceptojnë çdo raketë apo dron të ardhur prej Iranit. Ato që shikojnë në rrjetet sociale, që bëjnë xhiron e botës, janë mbetje raketore, që bien në tokë në formë mbetjeje. Numri i viktimave është 3, numri i të plagosurve është 50, por fatmirësisht nuk ka jetë të humbura nga ana e shtetasve shqiptarë”,- tha Kurtezi në një intersvië për emisionin "Sot Live në Shëipëri" në Report Tv.

Ndërkohë që Ministria e Punëve të Jashtme deklaroi për Report Tv se në Emirate aktualisht ndodhen afro 3 mijë shqiptarë, 1500 rezidentë. Ndërkohë, afro 1500 të tjerë ndodhen atje për qëllime turistike, 500 nga të cilët janë vetëdeklaruar në ambasadë që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ambasadori Kurtezi thotë se hapja e hapësirës ajrore dhe rikthimi i fluturimeve mund të ndodhë nga fundi i javës së parë të marsit, por kjo ende nuk është e sigurt. Nga 1500-1600 rezidentëve shqiptarë në Emirate, sipas Kurtezit, mbi 1400 prej tyre ndodhen në Dubai.

“Për momentin hapësira ajrore është e bllokuar, kjo për arsye të sigurisë pasi ende, megjithëse ka 24 orë që janë pothuajse minimale, ende ka raketa apo dronë në fluturim. Kjo e vështirëson dhe nuk mund ta bëjë të realizueshëm hapjen e hapësirës ajrore. Mendohet që këto sulme të vijnë drejt uljes dhe mendohet që mund të hapen (fluturimet) diku nga fundi i javës. Por, ajo që është për t’u theksuar është që hapja të vijë si paketë e gjithë këtyre vendeve pasi nëse Emiratet hapin hapësirat ajrore, dhe nuk i hapin të tjerat, nuk kanë ku të bëjnë tranzitin”,- tha Kurtezi.

Ambasadori i Shqipërisë në Emiratetet e Bashkuara Arabe tregoi për Report Tv se “autoritetet emiratase kanë marrë vendim dhe kanë udhëzuar hotelet, që turistët të cilët e kanë kaluar datën e check-outit, mund të aplikojnë për qëndrim falas dhe për 1 ose 2 vakte ushqim falas”.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:35
Sulmet iraniane në Gjirin Persik/ Kaleci për Report Tv: Janë rreth 200 shqiptarë në Katar, situata është e qetë, s’ka kërkesa për kthim

I ngarkuari me punë i Shqipërisë në Katar, Ermal Kaleci, në një lidhje direkte për Report Tv, sqaroi se situata në Katar pas sulmeve të vazhdueshme ajrore nga Irani, paraqitet e qetë. Kaleci bëri me dije se në Katar aktualisht ndodhen rreth 200 shqiptarë dhe vetëm 1 prej tyre është turist ndërsa pjesa tjetër rezidentë. Ermal Kaleci bën me dije se komunikimi me shqiptarët që ndodhen në Katar është i drejtpërdrejtë.

“Me datë 28 shkurt ne u sulmuam me 4 valë të ndryshme raketash dhe dronë. Dhe sot në orën 8:22 u ngritëm me alarm dhe disa shpërthime. Aktualisht gjendja është e qetë. Sapo dolëm nga një mbledhje me ministrinë e Jashtme në Katar, duhet të ruajmë qetësinë dhe të zbatojmë protokollet. Të gjithë informacionet dhe udhëzimet ia kemi dërguar dhe ministrisë së jashtme të Tiranës. Hapi i parë që kemi bërë për shqiptarët, është që përditësojmë informacionet në faqen e facebook. Të ndjekin të gjithë Albania Ambassy Doha. Kemi hapur dhe një grup ëhatsapp me të gjithë shtetasit shqiptar që ndodhen në Katar. Janë rreth 200 persona. Vetëm 1 shqiptar që është turist është në hotel dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me të”, tha Kaleci.

I ngarkuari me punë i Shqipërisë në Katar tha se sapo autoritetet e aviacionit civil të bëjnë me dije hapjen e hapësirës ajrore, turisti shqiptar do të kthehet në Shqipëri ndërsa pjesa tjetër nuk ka bërë kërkesa për kthim. Kaleci bëri thirrje që shqiptarët të ndjekin vazhdimisht përditësimet lidhur me situatën në faqen zyrtare të facebook si dhe për qëndrimin nëpër banesa.

“Hapësirat ajrore janë të mbyllura, presim nesër në orën 9:00 nga autoritetet e aviacionit civil nëse do të kemi hapje apo jo. Kemi ndërtuar dhe një databzaë me shqiptarët që duan të kthehen në Tiranë. Aktualisht shqiptarët që ndodhen këtu nuk kanë kërkuar që të kthehen. Nëse nuk kanë ndonjë punë, ju lutemi të qëndrojnë në banesa. Në përgjithësi janë shqiptarë të punësuar në punë shumë të mira. Komuniteti shqiptar është një komunitet shumë i mirëintegruar në Katar”, tha Kaleci.