Dvorani ironizon Metën pas daljes nga prokuroria: Nuk merrem me filma me metrazh të shkurtër

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë Ardian Dvorani ka deklaruar pas përfundimit të dëshmisë përpara organit të akuzës lidhur me padinë e kreut të shtetit Ilir Meta.

"Nuk ka asgjë të veçantë për të deklaruar. Prokurori më ka dërguar thirrjen dhe unë përmbusha detyrimin për t'u paraqitur. Përpara prokrurorëve kam dëshmuar faktet dhe rrethanat ashtu si kanë ndodhur që prokurori mund t'i verifikojë. Shpjegimi është i gjatë dhe nuk mund të jem gjithë kohës në media. Nuk ka rëndësi çfarë mendoj unë dhe presidenti. Për këtë situatë prokuroria bën hetime dhe në përputhje me ligjin do vlerësohet ashtu si duhet.

Tani unë nuk mund të flas me detaje. Hetimi nuk bëhet në media por në këtë godinë dhe unë aty kam bërë shpjegim të detajuar të të gjithë fakteve. Institucionet dhe funksionarët nuk duhet t'i shtrojnë problematika me produkte artistike dhe me filma me metrazh të shkurtër apo të gjatë, por në rrugë institucionale.

Nëse kjo ndodh, ligji është i qartë se nëse anëtari është në ndjekje penale, ai pezullohet nga funksioni. Prokurorët janë duke kryer verifikimet. nuk kam mundësi të bllokoj hetimin. Kam dhënë shpjegim dhe janë prokurorët ata që do e vlerësojnë dhe ata duhet të mbrojnë ato prova shkresore që i quajnë të nevojshme. Nuk jam këtu të deklaroj këshilla, rekomandime. Kjo është e pakuptimtë në një shtet të së drejtës.

Në Shqipëri, duhet të mësoheni të gjithë se ligji është i barabartë për të gjithë.  Nuk ka arsye të dal e të them se erdha te prokurori. Nuk ka asgjë për t'u mburrur. Ky është detyrim.

Mua nuk më kanë vendosur në asnjë pozitë të vështirë. Gjykata e Lartë është një gjendje të jashtëzakonshme. Në KED jam zgjedhur për shkak të shortit dhe do e ushtroj

Kjo nuk është garë. Personat publikë duhet të jenë shumë seriozë. Unë nuk kam nevojë për vëmendje dhe nuk kam nevojë për publicitet. Unë jam gjyqtar, nuk kam nevojë për elektorat. Nëse ligji dhe kushtetuta më imponojnë të bëj një kallëzim penal, do ta bëj por nuk ka asnjë arsye.

Në këto moment që po flasim do të mblidhet KED. Sot është momenti i miratimit të kalendarit dhe mendoj se këshilli do të procedojë me intervistat e 5 kandidatëve për inspektor. Pas kësaj është procesi i zbardhjes së vendimeve dhe lista do ti çohet kuvendit. Unë nuk e di se kur përfundon agjenda e kuvendit, por ne do të bëjmë më të mirën që të krijojmë kushte që inspektori të emërohet sa më parë.", tha Dvorani.


Lajmi kryesor:

3 orë e gjysmë në prokurori/ Dvorani ironizon Metën: Çështjet ligjore nuk shtrohen me filma dhe produkte artistike, hetimi s'bëhet para mediave (VD)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja