3 orë e gjysmë në prokurori/ Dvorani ironizon Metën: Çështjet ligjore nuk shtrohen me filma dhe produkte artistike, hetimi s'bëhet para mediave (VD)

TIRANE- Për tre orë e gjysmë përpara organit të akuzës, kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ka dhënë shpjegime lidhur me padinë që kreu i shtetit Ilir Meta depozitoi ndaj tij duke e akuzuar për shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit. Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës, duke mbajtur në duar një zarf me një kopje të kallëzimit penal dhe fletë-thirrjes për në Prokurori, Dvorani është ndalur të flasë për mediat lidhur me akuzat ndaj tij. Duke ironizuar deklaratat që kreu i shtetit ka bërë, se ka prova me video përvëluese (të cilat u konluduan dje me një video përmbledhëse të të gjithë akuzave publike), Dvorani tha se institucionet dhe funksionarët nuk duhet t'i shtrojnë problematikat e tyre me produkte artitike apo filma me metrazh të shkurtër apo të gjatë.

Ai ironizoi edhe deklaratën që kreu i shtetit bëri se prokuroria nuk duhet të ndikohet nga presionet politike, duke thënë se këshillat, rekomandimet dhe sugjerimet janë të pakuptimta dhe të papranueshme për një shtet të së drejtës.

Dvorani tha se është aty për të bërë detyrën para ligjit, pasi nuk ka nevojë për vëmendje, pasi si gjyqtar, nuk duhet t'i bjerë në sy elektoratit, ndërsa u shpreh se çdo shpjegim e ka dhënë para prokurorëve, pasi hetimi nuk mund të bëhet me deklarata publike, para mediave.

Ndërkohë brenda javës në Prokurorinë e Tiranës do të pyeten edhe 10 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (EMRAT). Një ditë më parë në Prokurori u paraqit edhe kreu i shtetit Ilir Meta i cili për rreth një orë dëshmoi mbi padinë e depozituar ndaj Dvoranit. Në dalje për mediat Meta tha se rasti në fjalë është tmerrësisht flagrant dhe prokuroria duhet të zbatojë ligjin për të mos u ndikuar nga presionet politike.

Presidenti Ilir Meta e ka akuzuar Dvoranin si ushtar të partisë, sulme që nisën gjatë procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti dhe Parlamenti në bazë të listave me kandidatë të radhitur përmes një sistemi pikëzimi nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:28
Dvorani ironizon Metën pas daljes nga prokuroria: Nuk merrem me filma me metrazh të shkurtër

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë Ardian Dvorani ka deklaruar pas përfundimit të dëshmisë përpara organit të akuzës lidhur me padinë e kreut të shtetit Ilir Meta.

"Nuk ka asgjë të veçantë për të deklaruar. Prokurori më ka dërguar thirrjen dhe unë përmbusha detyrimin për t'u paraqitur. Përpara prokrurorëve kam dëshmuar faktet dhe rrethanat ashtu si kanë ndodhur që prokurori mund t'i verifikojë. Shpjegimi është i gjatë dhe nuk mund të jem gjithë kohës në media. Nuk ka rëndësi çfarë mendoj unë dhe presidenti. Për këtë situatë prokuroria bën hetime dhe në përputhje me ligjin do vlerësohet ashtu si duhet.

Tani unë nuk mund të flas me detaje. Hetimi nuk bëhet në media por në këtë godinë dhe unë aty kam bërë shpjegim të detajuar të të gjithë fakteve. Institucionet dhe funksionarët nuk duhet t'i shtrojnë problematika me produkte artistike dhe me filma me metrazh të shkurtër apo të gjatë, por në rrugë institucionale.

Nëse kjo ndodh, ligji është i qartë se nëse anëtari është në ndjekje penale, ai pezullohet nga funksioni. Prokurorët janë duke kryer verifikimet. nuk kam mundësi të bllokoj hetimin. Kam dhënë shpjegim dhe janë prokurorët ata që do e vlerësojnë dhe ata duhet të mbrojnë ato prova shkresore që i quajnë të nevojshme. Nuk jam këtu të deklaroj këshilla, rekomandime. Kjo është e pakuptimtë në një shtet të së drejtës.

Në Shqipëri, duhet të mësoheni të gjithë se ligji është i barabartë për të gjithë.  Nuk ka arsye të dal e të them se erdha te prokurori. Nuk ka asgjë për t'u mburrur. Ky është detyrim.

Mua nuk më kanë vendosur në asnjë pozitë të vështirë. Gjykata e Lartë është një gjendje të jashtëzakonshme. Në KED jam zgjedhur për shkak të shortit dhe do e ushtroj

Kjo nuk është garë. Personat publikë duhet të jenë shumë seriozë. Unë nuk kam nevojë për vëmendje dhe nuk kam nevojë për publicitet. Unë jam gjyqtar, nuk kam nevojë për elektorat. Nëse ligji dhe kushtetuta më imponojnë të bëj një kallëzim penal, do ta bëj por nuk ka asnjë arsye.

Në këto moment që po flasim do të mblidhet KED. Sot është momenti i miratimit të kalendarit dhe mendoj se këshilli do të procedojë me intervistat e 5 kandidatëve për inspektor. Pas kësaj është procesi i zbardhjes së vendimeve dhe lista do ti çohet kuvendit. Unë nuk e di se kur përfundon agjenda e kuvendit, por ne do të bëjmë më të mirën që të krijojmë kushte që inspektori të emërohet sa më parë.", tha Dvorani.

Ora 10:00
I buzëqeshur dhe me duar në xhepa, Dvorani mbërrin në Prokurorinë e Tiranës (VIDEO)

Kreu i KED Ardian Dvorani është paraqitur në Prokurinë e Tiranës ku do të merret në pyetje lidhur me padinë që kreu i shtetit ka ngritur ndaj tij. Me një buzëqeshje nga kamerat dhe me duart në xhepa, Dvorani është futur në Prokurori në orën 10:00 të paradites së sotme.

Ora 09:27
Padia e Metës ndaj Dvoranit/ Brenda javës pyeten në Prokurorinë e Tiranës 10 anëtarët e KED/LISTA

1560253887_prokuroria.jpg

10 anëtarët e Këshillit të emërimeve në Drejtësi do të merren në pyetje brenda javës në Prokurorinë e Tiranë për kallëzimin që kreu i shtetit ka bërë ndaj kreut të KED Ardian Dvorani. Meta e akuzon Dvoranin për shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit. 

Lista e anëtarëve që do merren në pyetje në Prokurorinë e Tiranës

Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (Të Përkohshëm) 2019
1. Ardian Dvorani (Gjyqtar i Gjykatës së Lartë) -Kryetar
2. Vitore Tusha (Gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese) - Zëvendëskryetare
3. Arta Marku (Prokurore nga Prokuroria e Përgjithshme)- Anëtare
4. Fatri Islamaj (Gjyqtar nga Gjykatat e Apelit)- Anëtar
5. Margarita Buhali (Gjyqtare nga Gjykatat e Apelit) -Anëtare
6. Fatjona Memçaj (Prokurore pranë Gjykatave të Apelit) - Anëtare
7. Eriol Roshi (Gjyqtar nga Gjykatat Admini strative) -Anëtar
Anëtarët Zëvendësues të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi
(Të Përkohshëm) 2019
1. Medi Bici (Gjyqtar i Gjykatës së Lartë)
2. Gurali Brahimllari (Gjyqtar nga gjykatat e apelit)
3. Klodiana Veizi (Mema) (Gjyqtare nga gjykatat administrative)

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja