Tre djem të arteve marciale mikse do të përfaqësojnë Shqipërinë në Throwdown III, në kampionatin e Europës Lindore në Athinë maj.

Në këtë kampionat do të marrin pjesë 5 shtete të Evropës Lindore, të cilët do të përfaqësohen nga tre ose katër sportistë.

Ky sport është pak i njohur dhe i përhapur në Shqipëri, megjithatë, Arjan Rizaj, presidenti i Federatës së ndeshjeve të lira është munduar që ta sjellë këtë lloj sport duke marrë pjesë për herë të parë në një kompeticion jashtë vendit.

MMA
(Në foto: Djemtë duke u stërvitur para kampionatit "Throwdown III")

Ai thotë se djemtë po përgatiten në mënyrë intensive që ta përfaqësojnë sa më denjësisht Shqipërinë. “Duhet të jesh i disiplinuar, të kesh një mirëmenaxhim të vetes dhe stërvitja që është themelore”, u shpreh Rizaj.

Radovan Tomorri, shqiptari i cili para një viti fitoi kampionatin në Hollandë në peshën 86 kg  në Tajbox ka ardhur për të stërvitur tre djemtë për kampionatin që organizohet në Athinë.

MMA
(Në foto: Djemtë duke u stërvitur para kampionatit "Throwdown III")

Në stërvitjen e tre djemve intesiteti i gjuajtjeve dhe dinamika ishte e lartë çka të bënte të mendoje që edhe stërvitja realizohej me gjuajtje të vërteta dhe të forta. Në lidhje me këtë ne u afruam pranë Radovan Tomorrit, trajnerit të djemve, i cili na tha se ky sport deri në momentin që e praktikon nuk të bën më përshtypje nga gjuajtjet dhe goditjet që merr nga kundërshtari.

Ai u shpreh që sporti do maksimumin: “Forcë energji dhe tru”. Rrezikshmëria është e lartë në këtë sport në qoftë se nuk bëhet përgatitja dhe stërvitja e duhur.

Naim Seferi, njëri prej djemve që do të marrë pjesë në këtë kompeticion u shpreh: “Duke qenë se kundërshtarët janë shumë të mirë ne jemi në fazën intensive të stërvitjes dhe te përcaktimi i strategjisë që do të përdorim ndaj kundërshtarëve si për të eleminuar dëmtimet por edhe për eleminuar humbjen”, u shpre Seferi.

Arte marciale mikse (MMA) do të thotë që mund të përdorësh teknika të ndryshme të arteve marciale të ndryshme që në këtë sport verifikohen ndryshe dhe përdoren për të mundur kundërshtarin. Në to hyjnë: kapje, goditje me grushta dhe me shkelma por të ndjekura me anë të rregullave. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)