Për zhvillimin e territorit në rajonin Tiranë-Durrës janë zhvilluar tre skenarë, ndërsa vetëm njëri prej tyre do të miratohet nga Këshilli Kombëtar i Territorit për zhvillimin e zonës. Skenari i parë është ai centrik që sheh nevojën për ofrimin e një infrastrukture rrugore me lëvizshmëri më të shpejtë dhe kërkon të lejojë që ndërveprimi ekonomik në “autostradën” Tiranë-Durrës të vijojë më tej. Si rrjedhojë parashikohet zgjerimi i rrugës inter-urbane sekondare dhe kthimi i tij në një aks të lëvizshmërisë së shpejtë.