Një konflikt i çastit që përfundoi në përplasje fizike mes tre personave në një lokal në Bulqizë, tashmë të shoqëruar në polici, përfshiu më pas dhe familjarët e palëve. Konfliki degradoi deri në përdorimin e thikave ku mbetën të plagosur Adhurim Koçi 26 vjeç, Renaldo Dauti 22 vjeç dhe Fluturim Tolle 26 vjeç.
Të tre të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore tek spitali i Traumës. Sipas burimeve për Report Tv tre të rinjtë ndodhen në gjendje shëndetësore stabël.
Të njëjtat burime thonë se për shkak të plagëve të marra në pjesën e barkut dhe kraharorit, të tre po mbahen nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipi mjekësor. Mjekët thonë se ende nuk mund të konfirmojnë se ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Autorë të plagosjes së 3 të rinjve janë Ylber Shkina dhe Jonuz Ceni, të cilët pas ngjarjes janë larguar nga zona dhe tashmë janë shpallur në kërkim.
Shkaqet që çuan në nisjen e këtij konflikti janë ende të paqarta, ndërsa policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.
Njoftimi i plotë
Më datë 10.03.2026, rreth orës 20:30, në qytetin e Bulqizës, dyshohet se, pas një konflikti të çastit, janë konfliktuar fizikisht shtetasit Q. B., A. T. dhe D. H., të cilët janë shoqëruar menjëherë nga shërbimet e Policisë në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Rreth orës 21:00, në ambientet e jashtme të një lokali, janë mbledhur familjarët e shtetasve të shoqëruar në komisariat, ku shtetasit J. C. dhe Y. Sh. janë konfliktuar fizikisht me shtetasit R. D., A. K. dhe R. T.
Si pasojë e këtij konflikti kanë mbetur të dëmtuar, dyshohet me mjete prerëse, shtetasit R. D., A. K. dhe R. T., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën, me qëllim kapjen e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve J. C. dhe Y. Sh.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes
________
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










