LEZHË- Tre persona kanë humbur jetën mbrëmjen e kësaj të shtune pas një aksidenti të rëndë në supërstradën Lezhë - Shkodër, tek kryqëzimi i Blinishtit.
Rreth orës 20:40, automjeti tip BMW me targa AA879 IT ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur në parcelë dhe më pas është përfshirë menjeherë nga flakët.
Në automjetin e aksidentuar udhëtonin 4 persona, ku 3 prej tyre kanë humbur jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.

Mësohet se nga ky aksident kanë humbur jetën Dorian Shtjefni, vjeç 31, banues në Lezhë, Rikard Prendushi, 21 vjeç banues në Shkodë dhe Andi (mbiemri nuk është identifikuar), 20 vjeç, banues në Lezhë.
Ndërsa i plagosur ka mbetur Stavri Ndrepepaj, i cili pasi ka marrë mjekimin në Spitalin e Lezhës është nisur për në Spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rënduar. Ndrepepaj mendohet të jetë drejtuesi i mjetit.
/Shqiptarja.com

VIDEO