3 vaksina të reja në Shqipëri
ja për cilat mosha e sëmundje

3 vaksina të reja në Shqipëri<br />ja për cilat mosha e sëmundje
Në Shqipëri do të hyjnë në kalendarin kombëtar të vaksinave 3 vaksina të reja, ajo variçelës, rotavirusit dhe vaksina që parandalon kancerin ën qafën e mitrës tek femrat.
 
Kjo u konfirmua për Report Tv nga doktoresha Eugenia Tomini Erindi, shefe e sektorit të epidemiologjisë të sëmundjeve efektive.
 
“Në lidhje me vaksinën e variçelës po punohet edhe nga ana epidemiologjike janë bërë vlerësimet e duhuara qoftë në hasjen e rasteve me varicelë në moshën e fëmijërisë. Variçela është një sëmundje që në gjuhën e popullit quhet lija.

Fëmijët përveç infektimit nga varicela mund të kenë edhe komplikacione pulmonare apo në bazë të uljes së imunitetit fëmijët mund të jenë të prirur për të marrë edhe infeksione të sipërme apo të poshtme respiratore.

Vendosja e kësaj vaksine parandalon shfaqjen e variçelës në moshën e fëmijërisë. Ndërsa  vaksina tjetër është vaksina e Human Papillomavirus që  frenon kancerin në qafën e mitrës tek femrat.

Vaksina tjetër është vaksina rotavirusit e cila frenon çrregullimet te mosha që frenon çrregullimet gastrointestinale me të vjella dhe diare te mosha kryesisht fëminore. Prandaj presupozohet që është tendenca për të hyrë në kalendarin kombëtar të vaksinimit dhe për tu aplikuar me dy doza, dy dhe katër muaj.

Po punohet për t’i implementuar dhe për t’i vendosur brenda kalendarit të vaksinimit, por pas hapa pas hapi pas një pune disa vjeçare që është në proces e sipër”,
tha Eugenia Tomini Erindi.
 
Për këto vaksina ka vite që po punohet dhe po studiohet dosja e kosto efiçencës dhe pritet që së shpejti të bëhen pjesë e kalendarit kombëtar. 2 nga vaksinat, rotavirusi dhe varicela do të bëhen në moshë të hershme tek fëmijët 2 dhe 4 muajsh.

eugenia tomini
Eugenia Tomini 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike