Si sot 3 vite më parë i gjithë futbolli shqiptar, por në veçanti Egnatia, u tronditën nga tragjedia e ndarjes nga jeta të futbollistit Raphael Dwamena. 28-vjeçari, i cili kishte probleme me zemrën, pësoi një goditje në fushë gjatë kohës që luhej Egnatia-Partizani. Fatkeqësisht me të mbërritur në spital ai ndërroi jetë, duke shokuar këdo në Shqipëri, por edhe përtej kufinjve.

Në këtë 3-vjetor të ndarjes së tij nga jeta klubi i Egnatias i ka dedikuar një status në rrjetet sociale.

“Kanë kaluar 3 vite që nga ajo ditë e dhimbshme, por kujtimi yt mbetet po aq i gjallë sa atëherë. Fusha e blertë ishte vendi ku dhuroje pasionin tënd, por fati deshi që aty të mbetej edhe kujtimi yt i përjetshëm.

Pergjithmone, KF Egnatia do te përkulet me respekt dhe nderim përpara kujtimit tënd.

Nuk do të të harrojmë kurrë Rafa

U prehsh në paqe Raphael Dwamena,”-shkruan Egnatia.

 

Dëamena, i lindur në Ganë, luajti më shumë se 1 sezon te Egnatia, duke u shndërruar në idhullin dhe kapitenin e këtij ekipi, ndërsa shpejt u vlerësua si një nga më të mirët në histori i cili ka luajtur në futbollin shqiptar.