30 familje në komunën Shtiqën
nën rrezikun e ortekëve

30 familje në komunën Shtiqën<br />nën rrezikun e ortekëve
Një ndër komunat më të prekura nga ortekët e rënë në vitin e largët 1985,ku humbën jetën 11 banorë,duket së është sërish në rrezikun e ortekëve. Katër fshatrat e komunës së Shtiqnit janë të vendosur pikërisht poshtë rrëzës së malit të tret më të lartë në Shqipëri,Gjallicës,në perëndim të malit.

Shtrirja dhe historiku i malit të Gjallicës.
Gjallica është mali më i lartë në rrethin e Kukësit me lartësi prej 2489 m mbi nivelin e detit. Ai ngrihet në lindje të qytetit të Kukësit, mes Malit të Koritnikut dhe atij të Kolesjanit.

Mali Gjallica është i mbuluar kryesisht me pyje ahu dhe pishe, të cilat janë aktualisht shumë të dëmtuara nga një sërë faktorësh. Gjatë viteve të regjimit komunist, pyjet e Malit Gjallica u shfrytëzuan për lëndë drusore. Dëmin më të madh për pyjet që rriteshin në shpatin perëndimor të Gjallicës e shkaktoi Uzina e Bakrit në Rexhepaj, tymi i së cilës shkatërroi të gjithë bimësinë deri në lartësinë rreth 1000m mbi nivelin e detit. Vala e dytë e shkatërrimit të pyjeve të Gjallicës ishin vitet 1990 e në vazhdim, ku banorët e zonës prenë pa kriter këto pyje, dhe zjarret e shumta dogjën pjesën më të madhe të tyre vitet e fundit. Tashmë vetëm 1/3 e pyjeve të mëparshëm gjenden në shpatet e Gjallicës.

Paniku i krijuar tek banorët dhe evakuimi.
Banorët krahas mungesës së komunikimit prej mëse një javë me rrugën nacionale një rrëzik tjetër që po u kanoset është frika e shkëputjes së masivëve te borës nga mali që lidhen për shumë faktorë negative të pësuar në Gjallicë ndër vite. Njëri prej më të mëshuarve të kësaj zone Asllan Rexhepi rreth të 80-ve tregon momentet e ankthit që po vuan cdo cast nga rënia e ortekut. Ai pohon se kemi larguar fëmijët nga banesa dhe të njëjtën gjë kanë bërë edhe komshitë . –“E kujtoj si sot 11 janarin e 85,ku nga shpatet e malit ranë mbi 25 orteqe duke shkaktuar 11 viktima dhe mbi 70 shtëpi të rrënuara. Ajo situate e para 27 viteve sot po përsëritet. Trashësia e borës tek ne ka arritur në 2 metër ndërsa në mal,si I vjetër që jam, ka arritur në dy fishin. Me përmasimin e motit dhe shkrirjes së akujve bora fillonë të rrëshqas duke qu ortekë. Tani është rrëziku më I madh I ortekëve. Ne jemi të izoluar. Shumë familje nuk kanë as ushqime dhe askush nuk kujdeset për ne”,thot Rexhepi.-“Deri tani nuk vjen kush për të matur rrezikun e borës. Nuk na thonë se ccfarë të bëjmë. Të ikim apo të rrimë. Ne edhe gjumë s’po bëjmë duke qëndruar në dollap (dritare) për të dëgjuar ushëtimat e borës.

Banorët: Një familje prej 12 anëtarësh është pa bukë.
Banorët e fshatit të grumbulluar para aparatit fotografik në castin e shkrepjes pyesin me kureshtje se ccfarë po bëhet për ndihma ushqimore. Në bisedat me ta,tregojnë se familja e Shefqet Axhamit që përbëhet nga 12 anëtarë ndodhet edhe pa miell. Banesa e Axhamit ndodhet në shtëpizat në krye të fshatit,ishte e pa mundur që të arrinim gjerë atje për shkak të trashësisë së borës si dhe bllokimit të rrugës. Humanizmi dhe apeli I banorëve lexohej në sy për antarët e kësaj familje. Pjesëtarët e familjes së Shefqetit janë në moshë të vogël dhe nuk janë të aftë për punë si dhe njëri prindë është edhe I sëmur. Më tej banorët tregojnë se shtëpia ku banojnë 12 anëtarët ka filluar të qahet dhe catia rrezikon të bie nga trashësia e borë.

Gjatë largimit nga ky fshat sërish bie biseda në monotonin e përditshme mes banorëve tema e ortekëve,duke treguar me gisht shikimet drejtë malit të Gjallicës, vendet më të ekspozuara për tu shkëputur dëbora.

1985,viti që u mori jetën 11 banorëve nga ortekët në Shtiqën.
Pas më shumë se 10 ditë reshje intensive të borës të rëna,e cila arriti në një trashësi prej 2.2 metra me temperatura -23 gradë,mëngjesin e 11 janarit të vitit 1985 në komunën Shtiqën u regjistruan 21 rrëshqitje borë duke rrafshuar plotësisht fshatin Muje me 40 familje. Në gërmadhat e shtëpive poshtë grumbujve të borës u nxorën 11 viktima,si dhe mbi 18 të mbijetuar. Po në këtë ditë në fshatin Vilë të komunës Gryk-Ccaj nga orteku vdiqën edhe katër banorë të tjerë.

Ortekët në Shtiqën nuk kishin të ndalur gjatë kësaj dite. Rreth orës 19;00 katër orteqe të tjerë ranë mbi fshatin Shtiqën dukë rrënuar plotësisht edhe 20 banesa por fatmirësisht pa shënuar viktima të tjera,pasi banorët ishin evakuuar gjatë ditës. Shkatërrimi i rreth 65 shtëpive nga ortekët la në qiell të hapur qindra banorë të kësaj zone,dhe për këtë u ndërtua fshati I ri që mori emrin e malit të Gjallicës,I cili shtrihet 3 kilometra larg fundit të malit. Në këtë fshat u ndërtuan 6 godina 2 katëshe si dhe disa banesa private ku edhe sot vijojnë të jenë të strehuar banorët e shpërngulur nga bora e vitit famëkeq, 1985.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin