Një ditë më parë rrugët tek Uji i Ftohtë në Vlorë dhe disa garazhe u përmbytën nga shiu i dendur. Dëmet nuk janë të mëdha por banoret i druhen reshjeve te dimrit. Sipas tyre, shkak janë kanalet e papastruara dhe devijimi i shtratit te perroit. Ndersa kryebashkjakja Mersini fajesoi paraardhesit per ndertimet pa kriter.

Mesditen e se dieles u përmbyt një ndër zonat më të frekuentuara të Vlorës.

Lagjia Kala tek Uji i Ftohtë, ku janë ndërtuar rishtazi hotele e resorte.

Mjaftuan 30 minuta shi me intesitet të lartë, që balta e uji te vershonte ne rruge dhe te depertonte ne garazhe.

Ndersa sot banorët e bizneset po punojnë për të pastruar balten.

 Dëmet nuk janë të mëdha por ata i druhen reshjeve te dimrit.

“Po te bie nje shi qe zgjat me shume, makinat dalin jashte funksionit" thotë një banor. 

Situata përsëritet çdo vit thonë banorët. Dy janë shkaqet kryesore. Bllokimi i kanaleve kulluese nga ndërtimet pa kriter dhe devijimi i shtratit të përroit.

“Qe nga kodra lart kemi pas kete prurje. Kane kthyer me fadrome dhe nuk iken uji ne perrua. Uji duhet te ike ne kanal si ka qene deri ne vitet 90” thotë një banor tjetër. 

 “Vijne ujerat e rrembyeshem me zhavorr. Kanali nuk funksionon” thotë një tjetër 

 Nje dite me pare, kryebashkiakja e Vlore, Bruna Mersini fajesoi paraardhesit per ndertimet por nuk tha çfare masash do merren per te shpetuan lagjen Kala nga permbytjet.

 “Dëmi që i kanë shkaktuar rrjedhës natyrale të përroit, ndërtimet që janë bërë ndër vite, pa respektuar as natyrën dhe as tokën, një ditë do t’i shfaqë pasojat" thotë një banor