30 objekte të trashëgimisë kulturore në Lezhë në degradim, historiani Trashaj: Asnjë vëmendje në 3 dekada, po humbin historinë

Mbi 30 objekte të trashëgimisë kulturore historike mes tyre, 7 kisha mbi 100- vjeçare të shpallura monument kulture të kategorisë së pare, rrezikojnë të humbasin identitetin e tyre në Lezhë.

Mbetur në një gjendje të mjerueshme prej vitesh Kreu i Forumit të Trashëgimisë Kulturore Kombëtare historiani Pal Trashaj, ngre shqetësimin se këto objekte kanë nevojë urgjente për ndërhyrje në mënyrë që mos t’i mbulojë pluhuri i harresës

“Duhet në mënyrë urgjente që Ministria e Kulturës t’i kthejë vëmendjen të gjitha objekteve të trashëgimisë kulturore kombëtare por sidomos në qarkun tonë të Lezhës, sepse gati gjysma janë në degradim të plotë dhe  po rrezikohet të humbasë një pjesë të rëndësishme e historisë.. Qarku Lezhë ka mbi 30 objekte të trashëgimisë kulture dhe gjysmat e tyre janë gati në degradim. Të gjitha qeveritë pas vitit 92 nuk kanë punuat dhe investuar mbi trashëgiminë kulturore.”- tha kreu i Forumit të Trashëgimisë Kulturore Kombëtare Pal Trashaj.

“Më shumë se 300-vjeçare, shtëpitë e Zekajve dhe e Mlikajve në lagjen Shehër të Lezhës janë ndër 30-objektet që mbajnë statusin monument kulturore në Lezhë që rrezikojnë të humbasin ekzistencën e tyre për shkak të degradimit dhe mungesës së vëmendjes institucionale.”- vijoi ai.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 18/05/2023 20:47

    Qeveria duke pasur parasysh rritjen e sektorit te turiznit sidomos atij kulturor duhet te shtoj fondest e pasurive arkeologjike dhe historine.Duhet doemis rikonstruksioni I kalave ne mbare vendin si reklama me I mire turistike e Shqiperise .Rrugen kryesire po mbarojne Rani investment duhen ne hekurudha dhe kulture

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?