30 vite pas eksodit të parë të shqiptarëve në bibliotekën e Institutit Italian të Kulturës u prezantua dokumentari “Anija e ëmbël” i Daniele Vicari-t. Filmi i realizuar në vitin 2012-të ka në qendër jo vetëm personazhe, si Eva Karafili, Agron Sula, Halim Milaqi, Kledi Kadiun, Robert Budina dhe Eduart Cota, por jetët e 20 mijë shqiptarëve, të cilët më 8 gusht të vitit 1991 me anijen “Vlora” mbërritën në portin e Barit.
“Filmi dokumentar do të jetë një imazh, një kujtim mbi të gjitha i një distance kohore, prej 30 vitesh më parë, kur “Anija e Ëmbël” shkoi në Itali. Filmi i realizuar me rastin e 20-vjetorit të këtij eksodi është prezantuar përmes festivaleve në të gjithë botën”, shprehet drejtoresha e Institutit Italian, Alessandra Bertini Malgarini.
Ndonëse, kineasti Ilir Butka nuk ishte pjesë e këtij udhëtimi, të njëjtën eksperiencë si shumë emigrantë të tjerë shqiptarë ka kaluar edhe ai. Regjisori teksa rrëfen se shqiptarët iknin pa e ditur se ku po shkonin, e cilëson këtë ngjarje shumë të rëndësishme për vendin tonë, por edhe për vendin mikpritës Italinë
“Informacioni ynë sa i përket Italisë, ishte ai që transmetohej në televizion. Ai ishte imazhi që ne kishim nga Italia, pastaj secili nga ne kur arriti në Itali u përshtat në mënyrën e tij. Por nisja që kemi bërë në anijen me të cilën kam udhëtuar unë, ishte mbi bazën e asgjëje. Ne nuk dinim asgjë... As faktin që po shkonim në Itali”, shprehet kineasti Ilir Butka.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
7.6%
-
Pak
82.3%
-
Nuk e di
10.1%
Vota total: 474
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPECIALE/ Për herë të parë pianistët shqiptarë përballen me ata të huaj! Konkursi ndërkombëtar 'Unë e adhuroj Shopenin' nxjerr në pah mangësitë
23 Mars, 08:29
-
Digjitalja sipas artistëve bashkëkohorë italianë e ballkanas! Ekspozita kolektive shëtitëse nis nga kryeqyteti shqiptar
24 Shkurt, 13:34
-
Transformimi i peizazhit urban në artin e Anila Rubikut! Artistja shqiptaro-italiane, me ekspozitën e parë në Tiranë
31 Janar, 12:57
-
Shfaqet dokumentari për gjuhën dhe traditat arbëreshe! Lorik Cana dhe Arbër Agalliu, protagonistë te 'Udha'
22 Nëntor 2024, 14:13
-
Ilide Carmignani, ‘zëri’ i Nerudës, Markez e autorëve të mëdhenj në italisht në Panair: ‘Magjia’ e përkthimit e miqësia me Sepulvedën! Letërsia, urë dialogu me Shqipërinë
17 Nëntor 2023, 16:27
-
Italo Calvino, bota e mjeshtrit italian në ilustrime! Në Qendrën e Librit ekspozita me 31 punime të përzgjedhura nga 500 artistë nga e gjithë bota
18 Tetor 2023, 17:07
-
'Shënime video’, artistë shqiptarë e italian bashkë për aspekte të veçanta të realitetit! Kufijtë dhe individualiteti, 'Njerëzit e zakonshëm' të Filippo Berta-s
20 Shtator 2023, 16:14
-
Ornela Vorpsi në Tiranë: Më kujtohet nëna, babai, rihapen plagë! S’e kam një shtëpi, por vij me dëshirë! 'Sulmet' për raportin me Ramën: I ditur e i kultivuar, si e njoha tek 'Artet'!
20 Prill 2023, 16:58
-
Tirana 100 vjet kryeqytet, arkitektja publikon një guidë në italisht (VIDEO)
10 Dhjetor 2020, 17:26
-
Konkurs për artistët e rinj, Alessandra Bertini: Tema qendrore, “Hapësira e jetuar”
30 Prill 2020, 16:51