Aktivitet për Dante Alighierin në Ditën Kombëtare të Poetit! “Dantedi”, shfaqen video me vargje në italisht dhe në shqip

Poeti, prozatori, teoricieni i letërsisë, mendimtari politik dhe babai i gjuhës italiane, Dante Alighieri është padyshim një emër i pavdekshëm jo vetëm në kulturën italiane, por në të gjithë botën. Babai i “Komedisë Hyjnore”, nderohet përmes një sërë aktivitetesh në ditën e tij kombëtare, Dantedì, e cila kremtohet në Itali në datën 25 mars të çdo viti, për nder të poetit të madh dhe veprës së tij të pavdekshme.

Me rastin e “Dantedi”, vepra dhe figura e tij u nderua edhe në Tiranë përmes një aktiviteti në Institutin Italian të Kulturës, të organizuar nga Departamenti i Italishtes së Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.

“Për këtë aktivitet të veçantë kemi menduar të dëshmojmë rëndësinë e Komedisë Hyjnore të Dante Alighierit, edhe në letërsinë shqiptare. Kjo vepër është përkthyer në shqip në disa versione.”, - thotë Daniela Silvano, pedagoge e gjuhës italiane në Fakuletin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë.

Gjatë aktivitetit u shfaq një video me protagonistë një grup studentësh të Departamentit të Italishtes, të cilët kanë provuar të dramatizojnë Këngën XXXIII të Parajsës.

“E veçanta në këtë video është se Kënga XXXIII e Parajsës është se ka këngë të alternuara në italisht dhe në shqip, për të ilustruar në njëfarë mënyre dhe për të theksuar lidhjen e ngushtë kulturore mes Italisë dhe Shqipërisë.”, - vijon Silvano.

Për të pranishmit u prezantua gjithashtu edhe një tjetër video, fryt i një projekti të titulluar “Dante, terzine in tutte le lingue del mondo”, realizuar në bashkëpunim me lektoret MAECI të dhjetë universiteteve ndërkombëtare, në të cilën studentët recitojnë tercninat më të famshme të Komedisë Hyjnore, si në italisht ashtu edhe të përkthyera në gjuhët e vendeve përkatëse.

Takimi është çelur nga Prof. Mirela Papa, Drejtuese e Departamentit të Italishtes, e cila bëri një analizë të thellë të historisë së përvetësimit dhe përkthimeve të ndryshme të Komedisë Hyjnore në gjuhën shqipe.

 

 

B.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mbappe-Bellingham, Real Madrid përmbys Leganesin në derbin e vogël dhe ndjek Barçën

VIDEO/ Mbappe-Bellingham, Real Madrid përmbys Leganesin në derbin e vogël dhe ndjek Barçën