'Shënime video’, artistë shqiptarë e italian bashkë për aspekte të veçanta të realitetit! Kufijtë dhe individualiteti, 'Njerëzit e zakonshëm' të Filippo Berta-s

Janë “Njerëz të zakonshëm” që numërojnë, secili në gjuhën e tij, gjembat e telave të vendosura në kufij të disa vendeve, nga Evropa Lindore, në Amerikë e Azi…

Secilin prej banorëve të lokacionit përkatës, artisti italian Filippo Berta, e ka ftuar në këtë performancë artistike, ku njeriu përpiqet të ndërtojë individualitetin e tij, i kushtëzuar nga shoqëria në të cilën bën pjesë

Projektin, fitues të çmimeve të rëndësishme në Itali, e prezaton për vendin tonë mbrëmjen e kësaj të marte në Qendrën e Artit “Agimi”, në bashkëpunim me Qendrën e Artit Bashkëkohor “Harabel”. Është e para, e serisë “Shënime video”, një nismë e Institutit Italian që bën bashkë artistë shqiptarë e italian, që kapin përmes videos, aspekte të veçanta të realitetit.

“Çfarë mund të bëjë një artist, përtej asaj që bëjnë të gjithë duke realizuar dhe postuar video në rrjetet sociale, kjo është pyetja që na shtyu për të ndërmarrë këtë seri. Ftuam artistë shqiptarë dhe italianë që kanë qasje të ndryshme”, u shpreh drejtori i Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggera.

Kuratori i projektit, Stefano Romano, tregon se titulli i “Shënime video” është zgjedhur për të përçuar idenë e ndalesës.

“Në këtë fluks të vazhdueshëm videosh, që ne hasim në telefonë, televizorë, ekranet tanë, është shumë e vështirë të vendosësh të ndalosh. Por në momentin që e bëjmë, do të thotë që kemi vendosur të pozicionohemi . Me shumë mundësi kur kjo ndodh, është sepse ajo që pamë tërhoqi vëmendjen tonë dhe flet edhe për ne”, shprehet kuratori Stefafon Romano.

Siç ndodhi me videon e Bertas, ku artisti italian përzgjedh kufijtë të pozicionuar nga të gjitha anët, duke i bërë të duken të unifikuara në një të vetëm. Ndërsa njerëzit e zakonshëm numërojnë gjëmbat mbi tela, ata lodhen, mundohen ndoshta dhe dëmtohen, ndërsa spektatori nuk qëndron indiferent. Idenë e shpjegon në bisedë me Romanon dhe drejtoren e ‘Harabel’, Ajola Xoxën.

“Në kërkim të ndërtimit të identitetit edhe dëmtohesh lodhesh nga gjembat e telave... Ndodh kjo në kërkim të një përgjigjeje për pyetjen kush jemi ne”, shprehet artisti Filippo Berta.

Audioja e performancës, vjen jo rastësisht në formë lutjeje, që në vetvete artisti e koncepton si kërkesë

“Të sjell ndër mend ato lutjet që gjyshet tona thoshin nën zë dhe që pastaj shndërroheshin në kor kolektiv! Për mua ishte me rëndësi që të vinin si të tilla” , shton Berta.

Po sa është i mundur, numërimi i gjembave të telave të kufijve nga njerëzit e zakontë?

“Unë e konceptoj artin si një pasqyrë ku spektatori vëzhgon veten. Pra ngre pyetje, dhe një pyetje nuk mund të ketë pasoja shkatërruese, kështu që hipotezën e zgjidhjes, pra fundin e lumtur duhet ta gjeni brenda shpirtit tuaj”, shprehet artisti italian.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja