30 vite pa investime, lagjja e harruar në periferi të Lezhës! Rrugët e shkatërruara vështirësojnë lëvizjen e banorëve

Tejet e amortizuar, e shkatërruar, me gropa dhe pa ndriçim publik. Këto janë pamjet që të ofron zona e njohur si “Lagjja e Shpejtë” vetëm 3 km larg qytetit të Lezhës, por prej më shumë se 3 dekadash askush nuk ka vënë dorë për të sistemuar infrastrukturën e rrugës.

Një lagje e populluar pas viteve 90, ku shqetësimi më i madh për banoret është rregullimi i infrastrukturës rrugore e që shpesh herë është dashur të ndërhyrjen vetë për t’i bërë rrugët të kalueshme.

‘Rruga është gropa-gropa. Na dëmtohet makina. Kam një muaj që kam ardhur. Nuk është normale, por ça të bëjmë”, shprehet një shofer

‘Kemi mall me ardhë prej spitalit, me fëmijë se rruga është copë-copë. Prej 20 vitesh që kam ardhur unë, vetëm e kemi shtruar vetë i kemi hedhur nga një makinë. Dhe me qenë në mal nuk është normale kjo rrugë se jemi në 2023”, një banore e zonës

“Problem është se është pa shtruar rruga”, thotë një banore tjetër.

'Ka shumë vite nuk ka vu kush dorë në të. Nuk vjen askush me na pa.'- u shpreh një banor tjetër.

Mbetur jashtë vëmendjes së pushteti vendor në lagjen periferike të qytetit të Lezhës jetojnë rreth 500 familje të cilët kërkojnë ndërhyrje që t’ju plotësohen kushtet minimale të jetesës, që këtu mungojnë.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb