30 vjet nga eksodi i shqiptarëve, kryebashkiaku Decaro: Bari, pika që bashkon popujt në miqësi dhe vëllazëri! Ambasadori Bucci: Ishte si një udhëtim i parë i Shqipërisë drejt Evropës

30 vjet nga eksodi i shqiptarëve, kryebashkiaku Decaro: Bari, pika që bashkon popujt në miqësi dhe vëllazëri! Ambasadori Bucci: Ishte si një udhëtim i parë i Shqipërisë drejt Evropës

Anija 'Vlora'

30-vjetori i eksodit të shqiptarëve nuk është vetëm një ditë e shënuar  për Shqipërinë, por edhe për Italinë, partnerja e ngushtë e vendit tonë. Sot, në kuadër të 30-vjetorit të eksodit në Bari është zhvilluar një event që mblodhi bashkë kryebashkiakun e Barit, Antonio Decaro, ambasadorin italian në Tiranë, Fabrizio Bucci, Presdientin e Pulias, Michele Emiliano, kryebashkiakn e Tiranës Erion Veliaj dhe atë të Durrësit Emiriana Saku.

Sot, tridhjetë vjet më parë u shënua një ditë e paharrueshme për Barin, ku me mijëra shqiptarë zbarkuan nga anija ‘Vlora’, pamje që u transmetuan drejtpërdrejt në gjitha televizionet e botës. Një moment historik që imazhet dhe dëshmitë të përcjellin idenë sikur ai moment të jetë akoma atje, në sytë, në shikimin, në lëkurën e një qyteti të tronditur, por gati për të përqafuar valën njerëzore që u gjend në port. "Mesazhi i solidaritetit" që Bari dhe njerëzit e Barit dhanë me rastin e zbarkimit të anijes ‘Vlora’, më 8 gusht 1991, me rreth 20 mijë qytetarë shqiptarë në bord, kur për herë të parë fluksi migrues trokiti në Itali, është akoma aktual dhe me të vërtetë, ne duhet të ndryshojmë mënyrën se si i mirëpresim ata që vijnë. Është një temë që e gjithë Evropa duhet ta trajtojë.

Kështu është shprehur kryebashkiaku, Antonio Decaro, në kuadër të festimeve për tridhjetëvjetorin e zbarkimit të anijes ‘Vlora’.

"Bari, një qytet bregdetar ka parë shumë njerëz që mbërrijnë dhe largohen, është përshkuar nga shumë popuj dhe kultura e ruan gjurmët e tyre, duke demonstruar se deti nuk është një kufi, por një pikë bashkimi që bën bashkë popujt në miqësi dhe vëllazëri. Në atë kohë, në gusht 1991, ne nuk ishim të përgatitur por njerëzit e Barit e mirëpritën eksodin, duke i dhënë një mesazh vendit dhe Evropës”, tha Decaro.

Festimet në kudër të 30-vjetorit u hapën me një haraç për kujtimin e Enrico Dalfinos, kryebashkiakut të Brit të vitet 90'-91' i cili zgjodhi të mirëpriste eksodin edhe pse kundërshtoi qeverinë. Ky moment shënoi një pikë kthese epokale në Itali. Kryebashkiaku Decaro vendosi një kurorë në komunë në kujtesën e tij, dhe në Dhomën e Këshillit ku qëndron një monument i Dalfinos. Kryebashkiaku Dalfino, në veçanti, mbahet mend për frazën që ka zgjedhur të përdorë për eksodin e mbërritur ato vite në itali "ata janë njerëz". Me këtë shprehje ai frymëzoi emërtimin e një rruge në bregdetin e San Girolamo dhe që ajo rrugë u vendos edhe në Durrës, e cila quhet “Ata janë njerëz 8.8.1991”.

"Tridhjetë vite të rëndësishme, por tani ne shikojmë drejt së ardhmes. Hapi tjetër është hapja e negociatave të pranimit midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, dhe Italia e ka mbështetur gjithmonë rrugëtimin evropian të Shqipërisë.” Kjo u tha gjatë fjalës së mbajtur nga ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci. Në lidhje me këtë organizim të mbajtur në Bari, ka mbërritur nga Tirana edhe kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryebashkiakia e Durrësit Emiriana Saku, që u pritën nga konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Gentiana Mburimi.

"Është një moment i rëndësishëm sepse shënon një rrugëtim të nisur që filloi tridhjetë vjet më parë. Nëse e shohim nga pikëpamja simbolike, ka qenë rruga e parë e Shqipërisë drejt Evropës. Dhe nuk është rastësi që ky hap i parë u hodh drejt Italisë, e cila në këto tridhjetë vjet ka qenë gjithmonë përkrah Shqipërisë. Ne jemi vende speciale për njëri -tjetrin. Italia është një partner i pazëvendësueshëm për Shqipërinë. Marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë të jashtëzakonshme nga të gjitha këndvështrimet, nëse marrim parasysh se shkëmbimi ynë tregtar është sa 20% të PBB -së Shqipërisë”, tha Bucci.

Ndërsa Presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano e ka lidhur 30-vjetorin e eksodit me pandeminë COVID-19, duke u shprehur se momente të tilla të tregojnë se vështirësitë mund të kalohen vetëm krah njëri-tjetrit.

"Ashtu si në këtë periudhë pandemike, jeta na kujton se në situata të caktuara, vështirësitë mund të kapërcehen vetëm duke qenë pranë njëri -tjetrit. Saktësisht 30 vjet më parë Bari dhe e gjithë Pulia treguan një ndjenjë të madhe njerëzore. Më 8 gusht 1991 njëzet mijë shqiptarë nga Durrësi zbarkuan nga anija e Vlorës në portin e Barit, ata u mirëpritën nga banorët e Barit dhe nga institucionet. Secili në mënyrën e vet dhe sipas mundësive të tij dha një kontribut me rroba, batanije, ushqim dhe më shumë. Kanë kaluar tridhjetë vjet, por ndjenja e emocioneve që lind nga ai zinxhir solidariteti sigurisht që nuk është ‘e kaluar’. Ajo ditë do të mbetet e gdhendur përgjithmonë në zemrat e popullit të Pulias”, tha Emiliano.

Marrë nga Corriere della Sera

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion

Sondazhi/ Rezultati në Shkodër nëse do votohej sot, garë e fortë PD-PS, socialistët më të preferuar në Shqipëri, demokratët në emigracion