30 vjet nga hapja e ambasadës së SHBA në Shqipëri, Yuri Kim: Presim me padurim 30 vitet e ardhshme

30 vjet nga hapja e ambasadës së SHBA në Shqipëri, Yuri Kim: Presim me padurim 30 vitet e ardhshme

Ambasadorja Yuri Kim

1 tetori shënon 30 vjetorin e hapjes së ambasadës së SHBA në Shqipëri. Me një postim në Twitter, Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim kujton këtë ditë, ndërsa thotë se pret me padurim 30 vitet e ardhshme.

"Krenar që festoj 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, 30 vjet që kur flamuri i SHBA u ngrit përsëri në Shqipëri. Presim me padurim 30 e ardhshme", shkruan Yuri Kim.

Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë u rivendosën më 15 mars, 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Ambasada e ShBA në Tiranë u hap më 1 tetor 1991, me Kristofer Hill si i Ngarkuar me Punë dhe i pasuar nga Ambasadori i ShBA Uilliam Eduin Rajerson, i cili ia paraqiti kredencialet e tij Qeverisë së Shqipërisë më 21 dhjetor 1991.

Në ceremoninë historike në vitin 1991 për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, i cili rivendoste marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve, Ndihmës Sekretari i atëhershëm i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Kanadeze Rejmond G.H. Saitc, tha: “Marrëdhënia midis vendeve tona fillon me vitet e hershme të këtij shekulli, kur Presidenti Uillson i ofroi mbështetjen amerikane shtetit të ri shqiptar. Marrëdhënia nuk u harrua kurrë nga mijëra amerikanët me origjinë shqiptare…të cilët mbajtën kontaktet me atdheun e tyre gjatë gjithë këtyre viteve.”

Më 11 qershor 1991, ish Sekretari i Shtetit Xheims A. Bejker III ishte zyrtari i parë i nivelit të lartë i ShBA që vizitonte Shqipërinë pas periudhës së gjatë të izolimit të vendit. Qysh nga ajo kohë, marrëdhëniet ShBA-Shqipëri kanë përparuar e janë rritur, dhe Shqipëria është bërë një nga aleatet më të palëkundura të Amerikës, sidomos në luftën globale kundër terrorizmit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:29
Inaugurohet ‘Shtëpinë Ryerson’, Ministria e Jashtme: Shqipëria sot aleate serioze dhe e denjë e SHBA

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, kanë inauguruar rezidencën e ambasadorit amerikan me emrin “Shtëpia Ryerson”, në nderim të ambasadorit të parë amerikan në Tiranë, Uilliam Rajerson.

Në pritjen e organizuar me rastin e 30-vjetorit të hapjes së ambasadës së parë amerikane në Tiranë, Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara kanë treguar në çdo moment kyç të historisë së vendit tonë.

Xhaçka nënvizoi se Shqipëria sot është krenare që është një aleate serioze dhe e denjë e SHBA-ve, duke e cilësur këtë të fundit si një partner strategjik të pazëvendësueshëm.

“Mirënjohëse për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në çdo moment kyç të historisë sonë. Krenare që sot Shqipëria është një aleate serioze dhe e denjë, në krah të këtij partneri strategjik të pazëvendësueshëm me të cilin na bashkojnë vlerat dhe lidhjet e pafundme njerëzore mes popujve tanë”, tha Ministrja Xhaçka në fjalën e saj.

/J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja