300 000 lekë për provimin
Pranga 4 mësueseve në Kamëz

300 000 lekë për provimin<br />Pranga 4 mësueseve në Kamëz
TIRANE- 4 mësuese janë vënë në pranga ditën e sotme. Arrestimi i 4 mësueseve vjen pikërish në ditën që u zhvillua provimi me zgjedhje për maturën shtetërore, provim që u shoqërua me hije dyshimi për faktin se Parlamenti Rinor zbuloi foto që tregonin se si gjimnaniztët kanë kopjuar përmes Facebook.

Burime pranë policisë së Tiranës bëjnë të ditur se 4 mësueset e arrestuara janë shtetaset Klodjana Kryemadhi, Fatbardha Mahmutaj, Nevila Fiku dhe Arjana Metaliaj. 
4 shtetaset janë mësuese të shkollës së mesme “Ibrahim Rugova” në Kamëz dhe dyshohet se kanë marrë nga 250-300 mijë lekë secila (apo 25--30 mijë lekë te reja ) në favor të ndihmës që u kanë dhënë nxënësve gjatë provimit të sotëm me zgjedhje. 

Prangosja e tyre erdhi pas denoncimit që nxënës të kësaj shkolle bënë pranë policies dhe u krye pas një bashkëpunimi mes policisë së komisariatit të Kamzës dhe seksionit të luftës kundër korrupsionit në drejtorinë e policisë së Tiranës.

(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament