Arrestimi i tyre bë pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur "Mashkullorë" janë kapur duke trasportuar me automjetin tip ‘Benz’ me targa AA 399 HY, një shtetas algjerian i identifikuar si S.T, 18 vjeç. Shtetasit e arrestuar kanë patur si qëllim ta transportojnë shtetasin algjerian deri në Tiranë kundrejt një shume prej 300 eurosh".
Njoftimi i Policisë:
Gjirokastër
Arrestohen në flagrancë dy shtetas për veprën penale "Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit". Nga specialistët e seksioni për hetimin e trafiqeve në D.V.P Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Ledion Rabaj, 38 vjeç, banues në Gjirokastër, L.G, 38 vjeçe, banuese në Tiranë.
Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi: Në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vëndin e quajtur "Mashkullorë" janë kapur duke trasportuar me automjetin tip Benz me targa AA 399 HY, një shtetas algjerian i identifikuar si S.T, 18 vjeç. Shtetasit e arrestuar kanë patur si qëllim ta transportojnë shtetasin algjerian deri në Tiranë kundrejt një shume prej 300 Eurosh. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti me targa AA 399 HY dhe tre telefona celular. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com







