Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar sot nga detyra dhe ka kallëzuar në Prokurori punonjësin e Hipotekës së Fierit, Ervis Bregasi, pasi akuzohet për korrupsion.

Juristi Bregasi u denoncua një natë më parë në një emision investigativ, ku shfaqej duke i marrë një qytetari 300 mijë lekë për t’i dhënë atë që i takonte. Juristi është denoncuar nga një qytetar, i cili tregon se është sorollatur shumë për të marrë një çertifikatë pronësie, për të cilën Ervis Bregasi i ka kërkuar 300 mijë lekë.

Vetëm pasi 60-vjeçari i ka dhënë lekët në dorë juristit, ky i fundit e ka siguruar se do të marrë çertifikatën. Kjo i ka kushtuar vendin e punës punonjësit të ZVRPP, i cili pritet të përballet me drejtësinë.




(Vendimi i Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e juristit të Hipotekës dhe kallëzimi në Prokurori)