Kredi me 0% interes për blerjen e një banese, kush janë 300 përfituesit punonjës të Administratës Publike

Kredi me 0% interes për blerjen e një banese, kush janë 300 përfituesit punonjës të Administratës Publike

300 punonjës të Administratës Publike do përfitojnë kredi me 0% interes për blerjen e një banese.

Lajmi i miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u bë i ditur nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

Vëmendje të veçantë në këtë proces tha ai do të kenë arsimtarët, mjekët, infermierët, policët, ushtarakët, garda, veterinerët, artistët, etj.

“Kredi me 0% interes për blerjen e një banese, për 300 punonjës të Administratës Publike! Një hap pozitiv për mbështetjen e profesionistëve të Administratës Publike, nëpërmjet një programi të veçantë që ofron kredi me 0% interes për blerjen e banesave, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së punonjësve, duke u siguruar atyre mundësinë për të jetuar në kushte më të mira dhe më të sigurta, pa u shpenzuar për interesat e kredisë”, tha ai.

Përfituesit do të përzgjidhen në bazë të një sistemi pikëzimi dhe kuota shprehet Gonxhja do të jetë e përvitshme falë financimit nga Buxheti i Shtetit.

“Përfituesit do të përzgjidhen në bazë të sistemit të pikëzimit. Këto kuota do të jenë të përvitshme, falë financimit nga Buxheti i Shtetit, miratuar në mbledhjen e djeshme të Qeverisë me propozimin e MEKI - Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit! Së shpejti, aplikimi në e-albania.al”, tha Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?