TIRANË - Për 30 ditë rreth 31 mijë të rinj janë anëtarësuar në Partinë Demokratike. Pas çeljes së fushatës së anatërësimeve në kuadër të zgjedhjehve për kryetarin e ri të forumit rinor të kësaj partie të rinjtë i janë drejtuar degëve të PD në të gjithë vendin duke plotësuar formularin për anëtarësimin në këtë forcë politike.
Sipas udhëzuesit të shpërndarë për degët nga kryetari i partisë me datën 13 tetor për një muaj u kërkohej strukturave në bazë të çelin procesin e anëtarësimeve të reja në këtë formacion politik, me qëllim ripërtëritjen dhe fuqizimin e forumit rinor.
Mësohet se të rinjtë e anëtarësuar në Partinë Demokratike i përkasin moshës nga 15 deri në 35 vjeç . Më pas do të zhvillohen debate të hapura në 20 qytete të ndryshme të vendit. Në këto takime, 6 kandidatët do të shpalosin platformat e tyre në të njëjtin panel sipas modelit amerikan të garës.
Përballë kandidatëve do të jenë të rinjtë anëtarë të degës me të drejtë vote. Burime nga selia blu bëjnë me dije se kjo fazë e shpalosjes së platformave të 6 kandidatëve do të nisë të dielën në qytetin e Vlorës, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i PD Lulzim Basha.
Në garën për drejtimin e forumit rinor të PD janë Belind Këllici, Oriela Nebijaj, Enri Ceno, Greta Koci, Ervin Salianji dhe Lisandër Hoxha.
Kryetari i ri forumit rinor demokrat do të zgjidhet sipas parimit një anëtar një votë. Përgatitja dhe organizimi i procesit zgjedhor po realizohet nën drejtimin e grupit të punës që drejtohet nga Gerti Bogdani, Keltis Kruja, Laura Vorpsi, Endri Hasa, Valbona Mezini, Lulzim Omuri
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com