31 të vdekur gjatë festës së Ashures në Afganistan

31 të vdekur gjatë festës së Ashures në Afganistan

Të paktën 31 njerëz vdiqën, dhe 100 të tjerë u plagosën, gjatë ritualeve fetare myslimane shiite të Festës së Ashures në qytetin e shenjtë jugor të Irakut, Qerbela.

Numri i vdekjeve, të cilin e bëri të ditur ministria e Shëndetësisë në Irak, pritet të rritet, pasi disa persona janë në gjendje kritike.

Ministria nuk bëri të ditur se si ndodhi ngjarja, por një zyrtar i tha agjencisë Reuters se incidenti ndodhi gjatë ikjes në rrëmujë në hyrje të një ndërtese.

Pelegrinazhi vjetor, që shënon vdekjen e Huseinit, nipit të profetit Muhamed, në betejën e vitit 680-të, tërheq qindra mijëra myslimanë shiitë, nga e gjithë bota në Qerbela.

Vdekja e Huseinit në një betejë në Qerbela mbi udhëheqjen e bashkësisë islame është një nga ngjarjet përcaktuese në ndarjes midis myslimanëve shiitë dhe sunitë. REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur