31 vite pas 'udhëtimit të lirisë', Meta kujton eksodin e 20 mijë shqiptarëve në bordin e anijes 'Vlora': Dramë e shpopullimit

31 vite pas 'udhëtimit të lirisë', Meta kujton eksodin e 20 mijë shqiptarëve në bordin e anijes 'Vlora': Dramë e shpopullimit

Eksodi i shqiptarëve në 1991

8 gushti i vitit 1991, plot 31 vite më parë shënon momentin kur rreth 20 mijë shqiptarë në bordin e anijes 'Vlora' për tu nisur drejt Italisë.

Në vitin e sakrificës, aso kohe, Italia konsiderohej si Amerika për shqiptarët.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta kujton këtë episod në historinë e vendit tonë duke e lidhur me emigrimin e shqiptarëve në masë, edhe pas gjithë këtyre viteve.

'Pas 31 viteve nga këto pamje tronditëse dhe emocionuese të 8 gushtit 1991, kur rreth 20 mijë shqiptarë në bordin e anijes "Vlora" nisën udhëtimin drejt lirisë, për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë, eksodi i shqiptarëve vijon dhimbshëm.

Edhe sot, 40 përqind e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë La Manshin, duke rrezikuar jetën e tyre, janë shqiptarë.

Që drama e madhe e shpopullimit të marrë fund dhe shqiptarët të ankorojnë shpresën në Atdheun e tyre, duhet ndëshkuar kapja e shtetit, modeli korruptiv dhe kriminal që lë në varfëri shumicën e qytetarëve, për të pasuruar një pakicë.

Europa do ndërtohet në Shqipëri kur sovrani të marrë në dorë fatet e veta!

REFERENDUMI, kryefjala e angazhimit madhor të Partisë së Lirisë.'- shkroi Meta

Sipas një raporti sekret të Inteligjencës Ushtarake, në Angli, 40% e emigrantëve në kanalin e “La Mansh-it”, që ndan Britaninë e Madhe nga kontinenti europian, janë nga Shqipëria. Mësohet se rreth 1075 emigrantë kaluan me gomone 6 muajt e fundit, ndërsa vitin e kaluar ka qenë një shifër prej 757.

Hulumtimet e reja tregojnë se në shtatë vitet e fundit, gati gjysmë miliardë paund janë shpenzuar nga qeveria në përpjekje për të parandaluar kalimin e emigrantëve

Në vitin 1991, mijëra shqiptarë hynë në ambasadat e huaja në Tiranë, e shumë të tjerë morën risukun për të udhëtuar me anije jashtë vendit.  Ky eksodi i madh i shqiptarëve i dha goditjen e fundit regjimit të Byrosë Politike në Shqipëri.

Në këto ngjarje pati edhe përleshje mes kundërshtarëve të regjimit dhe pushtetit të diktaturës komuniste 45 vjeçare. Qershori i vitit 1990, u shoqërua me disa të plagosur, ndërkohë që jo zyrtarisht, u deklarua se pati edhe një numër të vrarësh që tentonin të kalonin kufirin. Shqiptarët ishin të “etur” për liri dhe brenda pak ditësh u larguan mbi 4 mijë qytetarë nga vendi. Siç shihet qartë edhe në fotot e mëposhtme, për shqiptarët të cilët ishin të zhytyr në varfëri nuk kishte më kthim prapa. Të gjithë kishin në mendje ëndrrën europiane. Të gjithë ishin me sytë nga perëndimi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:10
Sali Berisha kujton eksodin e shqiptarëve drejt Italisë 31 vite me parë: Tani, shqiptarët të përzënë nga regjimi i Ramës

Sali Berisha ka kujtuar sot 8 gushtin e vitit 1991, ku mijëra shqiptarë u nisën për në Itali pas hapjes së kufijve me rënien e regjimit komunist.

Në një postim në Facebook, Berisha e krahasoi eksodin e para 31 viteve me shqiptarët që po largohen për të emigruar në ditët e sotme.

“8 Gusht 1991, dita e eksodit biblik të shqiptarëve, largimit të tyre nga vendi për të shpëtuar nga tirania e mjerimit që la pas vetes diktatura e egër staliniste e Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pas Luftës së Dytë Botërore. Sot ne kujtojmë këtë ditë pasi gjatë viteve  2014-2021, mbi 744 mijë shqiptarë morën rrugët e dheut, të përzënë me vrasje shprese nga regjimi i Edi Ramës.

8 Gushti është një apel për PD-në dhe opozitën shqiptare, për të bërë gjithçka që shqiptarët të bëjnë Shqipërinë dhe të mos ikin nga vendi i tyre! Një ditë që nuk duhet harruar kurrë! Sb”, shkroi Berisha.

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 08/08/2022 13:01

    Si s ke turp o Sali t kujtosh ti eksodin Ju i dhat rrug njerzve ti grabisni pronen Ti je fajtor i t gjitha fatkeqsinave t popullit shqiptar... Mallku qofsh brez pas brezi komunist i flliqun

    Përgjigju
  • Alban: 08/08/2022 12:56

    Ti ke pjerdh or met o ish sigurimsi I.M

    Përgjigju
  • PL(partia leshit): 08/08/2022 12:55

    Akoma ske vdek ti mor mik

    Përgjigju
  • Astrit: 08/08/2022 12:37

    Kur flet ky krimineli se di si ka goj njeher. Se shef sa shume njerez kan ardhur te vizitojne vendin tone

    Përgjigju
  • Besnik: 08/08/2022 12:35

    Tani sidomos kete sezon jan duke ardhur keshtu per te vizituar vendin ton, jo jan duke ik po sala prej moshes nuk i shef mire keto

    Përgjigju
  • toni: 08/08/2022 12:32

    u be ky te flasi per ramen qe ky sla rob pa vrare dhe pa i vjedh duhet te shkosh sa me pare ne burg

    Përgjigju
  • enri: 08/08/2022 12:31

    njerezit iken nga ty o hajdut se u trembem nga ato qe bere ti ne ate koh por me ramen cdo gje po kthehet ne normalitet

    Përgjigju
  • ersa: 08/08/2022 12:02

    po si ke goje flet more kriminel me gjithe te keqijat qe i ke sjell ketij populli

    Përgjigju
  • Ilir: 08/08/2022 11:33

    O hajdut o hajdut ik mblidh trrut at pun bej

    Përgjigju
  • Gloria: 08/08/2022 11:33

    Nga regjimi surratit tat debil.. ti je nje non grata i mbarummmm

    Përgjigju
  • Bilal: 08/08/2022 11:32

    Do na kishe knaq po t ishe ik vet por ehe se skemi nerva me u kodh pr ty

    Përgjigju
  • Ismail: 08/08/2022 11:31

    O sali o njeri idjot… te te perzem ty e kishe fjalen e ?!

    Përgjigju
  • Labinoti: 08/08/2022 11:26

    Po sjan tu ik po kan frik nga ju o sali birisha se jeni vrases

    Përgjigju
  • Osman: 08/08/2022 11:25

    Shqiptar ka sa te dush edhe pun sa te dush po jena popull dembel

    Përgjigju
  • indrit: 08/08/2022 11:24

    mezi po pres momentin kur te hetohet ky berisha me meten dhe ti shikoj ne burg

    Përgjigju
  • alma: 08/08/2022 11:21

    ky meta sesht mir nga mendorja

    Përgjigju
  • Fshati: 08/08/2022 10:59

    Ne analizat e historise qe beheshin nen regjimin komunist Ishte edhe nje fraze e Enver Hoxhes ku dhoshte "Popujt luftojne per liri pour kurre nuk e kane fituar (perpos popullit shqipetar) sepse udheheqesve te revoltes nuk i intereson liria e popullit.... etj".

    Përgjigju
  • Lushka: 08/08/2022 09:47

    Ju edhe paraardhesit tuaj e krijuat ate situate edhe e kujtoni pale sa njerez humben gjithshka ngelne ne qiell te hapur edhe per nje jete me te mire iken se nuk iken nga qejfi! Si sot edhe 31 vite Po ju e degjeneruat edhe vazhdoni ta degjeneroni kete komb! Ju lumt!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë