32 persona akuzohen zyrtarisht për
terrorizëm nga Prokuroria e Kosovës
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar sot se 32 persona janë të dyshuar për terrorizëm pasi i janë bashkuar ISIS-it ku disa kanë bërë ftesa dhe disa të tjerë kanë njoftuar njerëz për tiu bashkuar xhihadistëve
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër 32 të pandehurve për veprat penale: “Rekrutimi për terrorizëm”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.
Kështu ka njoftuar Prokuroria.
Të akuzuarit, siç thuhet në komunikatë, janë: I.H., E.B., F.I., K.B., B.S., F.D., E.B., V.G., F.B., K.R., K.B., H.N., B.Sh., B.I., A.B., E.L., J.B., A.K., B.H., Z.B., J.H., H.A., N.A., I.R., A.B., E.B., S.S., H.E., H.L., A.L., M.B. dhe S.H.
“Prej tyre, 27 persona akuzohen për veprën penale: “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste”, nga neni 143 par.2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e disa prej tyre edhe për veprën penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”, nga neni 374 par.1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”
“2 persona akuzohen për veprën penale: “Rekrutimi për terrorizëm” nga neni 139 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
“Kurse, 3 persona akuzohen për veprën penale: “Mbajtjes në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”, nga neni 374 par.1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
“Për disa nga të akuzuarit ekziston dyshimi i bazuar se iu kanë bashkangjitur për të luftuar grupit terrorist në Siri, të quajtur ISIS, disa të tjerë kanë bërë ftesë për qytetarë për t’iu bashkuar grupit terrorist “ISIS”, ndërkaq disa të tjerë kanë rekrutuar njerëz për të dërguar në luftën e Sirisë, dhe njëkohësisht kanë mbledhur fonde për organizatat e lartcekura terroriste të shpallura nga OKB-ja”.
“Më 9 gusht të vitit 2014 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka marr aktvendim për fillim të hetimeve kundër 57 personave dhe të njëjtën kohë upatën arrestuar mbi 40 persona. Nga ky grup 32 persona janë akuzuar, për 18 persona kanë pushuar hetimet dhe 7 persona ende gjenden në arrati”.
“Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit”, thuhet në njoftim.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4314
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56