Kirsty Corbett është një 32-vjeçare nga Epping, e cila vuan nga një sëmundje e veçantë e gjumit.

Ajo paralizohet për disa sekonda ose minuta duke provuar një gjendje shoku për shkak se nuk lëviz dhe nuk flet dot.

Ky problem ka filluar në moshën 12-vjeçare kur ka qenë tek shtëpia e shoqes së saj dhe do të flinte aty atë natë.

gjumi

Me doli gjumi në mesnatë dhe nuk lëvizja, as nuk flisja dot për të kërkuar ndihmë.

Mendova se do ta ketë shkaktuar ndonjë ëndërr e keqe këtë problem, por vazhdoi të ndodhte çdo natë, shprehet Kirsty.

Paraliza e gjumit është një paralizë e shkurtër nga disa sekonda deri në disa minuta e si pasojë nuk mund të flasësh e as të lëvizësh.

Pasi kalon paraliza njeriu rikthehet në gjendjen e tij normale.

Kjo sëmundje nuk shkakton asnjë lëndim ose pasojë, por të qenët i paralizuar për pak kohë shkakton shumë frikë, pasi njeriu gjatë kësaj kohe është i zgjuar.

Paraliza e gjumit ndodh kur mekanizmi i çlodhjes së muskujve vazhdon përkohësisht edhe pas zgjimit, pasi një gjendje e tillë i ndodh të gjithëve por në gjumë.

Privimin e gjumit e shkakton edhe fjetja me orare të çrregullta dhe pirja e duhanit.

Kirsty nuk shtrihet për të fjetur herët pasi mund të provojë dy episode të tilla në natë.

Ajo qëndron zgjuar deri vonë në mënyrë që të pastrojë mendjen e saj nga mendimet.

Sëmundja e sulmon një herë në pak javë, pavarësisht trukeve që të mos i përsëritet.

Çdo sulm është më i fortë se herën e kaluar shprehet ajo.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)