326 milionë euro shpenzoi Chelsea në merkaton e janarit, por edhe kjo shifër e paimagjinueshme nuk mjaftoi që të fitontë kundër Fulham. Skuadra e drejtuar nga Graham Potter u ndal në një barazim pa gola në Londër, për llogari të javës së 21 të Premier League.
Trajneri zgjodhi ta niste si titullarë me Mudryk, i blerë për 100 milionë nga Shakhtar, por edhe me Fernandez të marrë për 121 milionë nga Benfica, por që gjithsesi nuk patën ndikim në rezultat. Madje Mudryk i kritikua për paraqitjen e parë, pasi anësori nuk bëri asnjë gjuajtje në portë, nuk fitoi asnjë faull, nuk krijoi asnjë shans dhe gjithashtu nuk bëri asnjë pasë brneda zonës së Fulham.
Ky rezultat e kompromenton akoma më shumë sezonin e Chelsea-s në Premier League, pasi aktualisht renditet në vendin e 9 me 30 pikë, 9 më pak se vendi i fundit që të çon në Champions League, por londinezët kanë të paktën 1 ndeshje më shumë se gjithë kundërshtarët.
Të shtunën ndërkohë Premier League rezervon disa përballje interesante siç janë Manchester United-Crystale Palace si dhe Wolves-Liverpool.