33 vite nga ekzekutimi i poetit disident Havzi Nela! Familjarët vazhdojnë të kërkojnë dënimin e komunistëve

KUKËS- 33 vite më parë në qendër të Kukësit u ekzekutua me varje, poeti Havzi Nela duke shënjuar edhe veprën e fundit kriminale të sistemit komunist në rënie. Poeti disident i Kukësit u kujtua këtë të martë nga familjarë, drejtues të PD së Kukësit, të unionit të të burgosurve dhe persekutuarve politik, të cilët vendosën kurora me lule pranë bustit të tij.

Bashkëshortja, Lavdije Nela ende kërkon drejtësi e dënim për ata që firmosen urdhër- ekzekutimin e Havzi Nelës, ndërsa vëllai i tij Shukri Nela prej 30 vitesh është në kërkim të arkivit me dorëshkrime e materiale të poetit.

‘Drejtësia akoma nuk e ka bërë fjalën e saj sepse nuk i ka çuar kriminelët para drejtësisë, akoma shëtisin të lirë Evropën Botën. Kërkoj t’i çojë para drejtësisë. Kristaq Rama, babai i kryeministrit, që urdhnoi varjen e poetit të Kukësit, me Ramiz Alinë, me Fatmira Naskën, me Hekuran Nisaqin, Agim Hoxha, Nikollaq Helmi, janë shumë emra krimineli më i madh i kombit shqiptar ka qenë krimineli Femi Avdiu ka firmosur për varjen e poetit të Kukësit. Na kanë shkatërruar jetën dhe akoma drejtësia nuk e ka dhënë fjalën, nuk na ka dhënë të drejtë gjithmonë në ka marrë nëpërkëmbë.’- u shpreh bashkëshortja e tij Lavdie Nela.

‘Kujtimin, amanetin që ma la vëllai nuk e mbarova. Të gjitha ato që ka lënë, një valixhe që pati lënë se kam gjetur. Kush mi gjen nuk matem sa pare jap vetëm që t’i gjej ato tesha.’- tha vëllai i tij Shukri Nela.

Ndërsa deputeti i zgjedhur i PD, Flamur Hoxha vlerësoi kontributin e poetit dhe martirizimin e tij në emër të fjalës së lire.

‘Ajo që nuk është bërë kemi mundësi që ta bëjmë, sidomos jo vetëm brezi ynë, por edhe brezi që do të vij më pas. E rëndësishme është që të mblidhemi së bashku në Kukës për të kujtuar martirin Kuksian, poetin disident Havzi Nela dhe për këtë ndihem krenar që tashmë jam edhe përfaqësues i Partisë Demokratik, për të cilën shumë breza ashtu si Havziu edhe shumë të tjerë, dhanë jetën për të pasur këtë ditë që kemi ne sot.’- u shpreh Flamur Hoxha.

Havzi Nela ishte mësues e poet i cili kërkonte lirinë e shprehjes e mendimit e duke qenë nën presionin e përndjekjes së ish-regjimit komunist u detyrua të kalonte kufirin në ish-Jugosllavi bashkë me bashkëshorten. Pas deportimit u dënua me vdekje. Ekzekutim që u krye më  10 gusht 1988. Një bust është ndërtuar tre vite më parë në Kukës, pranë gjimnazit me te njëjtin emër dhe shtëpia muze në fshatin e lindjes, Kollovoz.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani